Opozita te ndryshoje qendrim ligji i jep zgjidhje arbitraritetit ndaj biznesit
Gjykata Administrative reagon Kryeministri Berisha
Kryeministri Sali Berisha ka ftuar opoziten te reflektoje lidhur me votimin ne kuvend per ligjin e Gjykates Administrative. Ne nje konference per shtyp shefi i qeverise riperseriti thirrjen drejtuar deputeteve socialiste qe te votojne ne kuvend ligjin qe synon ti jape zgjidhje arbitraritetit ndaj biznesit.
Ajo cka une dua eshte te ftoj edhe nje here zotin Rama te votojme ligjin per Gjykaten Administrative sepse menyra me e mire per te korrigjuar gabimin e bere e per te shprehur edhe nje pendim per ate qendrim eshte te votojme kete ligj. Eumlshte e paimagjinueshme per taksapaguesit amerikane per Agjencine Amerikane te Ndihmes dhe Zhvillimit Nderkombetar te cilet gjate ketyre 18 viteve kane investuar ne kete vend ne qindra e mijera projekte ne te kater anet e vendit e ne te gjitha fushat mbi 700-800 milion dollare dhe tani te sillet ne nje menyre te tille shume shume te papranueshme. Ligji per Gjykaten Administrative eshte nje ligj per te cilin interesi eshte i barabarte per te gjitha forcat politike dhe per te gjithe biznesin shqiptar u shpreh kryeministri.
Berisha vuri ne dukje se ky ligj dhe ky program ishte i domosdoshem edhe per vleresimin e metejshem per statusin Kompakt te Shqiperise cka nenkupton qindra milion dollare te tjere ne rast se do te fitohej per infrastrukturen shkollat spitalet investime nga qeveria amerikane ne Shqiperi. Keshtu pa hyre ne aspekte te tjera do te jete pergjigja me e mire dhe me e domosdoshme ta votojme ligjin ne seancen e pare te parlamentit. Mendoj se cdo njeri duhet te shqyrtoje veprimtarine e tij dhe duhet te gjeje forca per te korrigjuar qendrimet e tij te gabuara dhe ka mundesi te plote qe ky qendrim te korrigjohet edhe per te mbledhur parlamentin para kohe ne qofte se opozita deshiron dhe per te votuar ne si shumice te gjitha amendamentet qe opozita i gjykon te domosdoshme ne menyre qe ky trup gjyqesor jetik per vendin te ngrihet ne standardet me te mira te paanesise pavaresise dhe funksionalitetit deklaroi me tej kryeministri.
Gjate paradites se djeshme ne emer te shumices parlamentare edhe numri dy i qeverise Ilir Meta nga foltorja e kuvendit komentoi qendrimin e socialisteve ndaj ligjit.
Sipas tij bojkotimi i socialisteve demton rende interesat e biznesit. Ftesa e kryeministrit dhe numrit dy te qeverise ne adrese te opozites socialiste vjen nje dite pas kritikave qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes i bene opozites per mosmiratimin e ligjit te Gjykates Administrative seancen e kaluar plenare.