Lezhë, vijojnë kërkimet për gjetjen e 12-vjeçarit

Vazhdojnë ende kërkimet për trupin e 12-vjeçarit Z.M, të zhdukur në ujërat e lumit Drin. Polumbarët po vazhdojnë kërkimet pranë vendit ku mendohet se është mbytur i mituri, por ende nuk është bërë i mundur gjetja e trupit të 12-vjeçarit. Familjarët e 12-vjeçarit kërkojnë që të shtohet numri i polumbarëve por kërkimet janë vështirësuar nga mbetjet e ngurta që derdhen në këtë pjesë të lumit.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë kur 12-vjeçari nga Lezha humbi në ujërat e lumit Drin, teksa përpiqej të nxirrte nga lumi topin e futbollit, që u kishte rënë në lum gjatë lojës. Ndërsa i vëllai mundi të dilte nga uji së bashku me topin, 12-vjeçari nuk ka mundur të dalë në breg.