Kosovë, votohet për kryetarin e komunës së Istogut

Qytetarët e Istogut po votojnë për të zgjedhur kryetarin e komunës së tyre. Zgjedhjet e parakohshme në këtë komunë të rrafshit të Dukagjinit po mbahen pas vdekjes së kryetarit të saj, Fadil Ferati. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se qendrat e votimit janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit, ndërsa do të mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes.
Shefi i Komisionit komunal zgjedhor, Bashkim Ademaj, ka bërë të ditur se në fshatin e banuar me serbë Osoja, nuk është hapur një qendër votimi. Në garë për kryetar të Istogut janë: Haki Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës; Shasivar Haxhijaj nga Partia Demokratike, Muhamet Shatri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ismet Mulaj nga Aleanca Kosova e Re dhe Rifat Osmani nga Lidhja Demokratike e Dardanisë. Të drejtë vote kanë 39. 307qytetarë. Komuna e Istogut që nga mbarimi i luftës është udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila i ka fituar të gjitha zgjedhjet e mbajtura deri më tani në këtë komunë, përfshirë edhe zgjedhjet e fundit të mbajtura në nëntor të vitit të kaluar.
ALSAT