E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhe për 25-vjetorin e vdekjes së diktatorit

Në 25 vjetorin e vdekjes të ish udhëheqësit komunist Enver Hoxha veteranë të luftës nacionalçlirimtare dhe simpatizantë të atij sistemi nga Tirana, Gjirokastra, Skrapari Vlora e Kosova, përfaqësues të Partisë Komuniste dhe Partisë së Punës kanë vendosur lule e kurora në varrin e ish diktatorit në varrezat e Sharrës. Homazhet kanë nisur rreth orës 8.00 të mëngjesit dhe kanë zgjatur për afro 2 orë. Nuk ka munguar në këtë përkujtimore veç pranisë së bashkëpuntorëve të afërt ish diktatorit Hoxha edhe ish shefi i mbrojtjes së jetës që prej vitit 1955 oficeri i sigurimit Sulo Gradeci.
Duke dëshmuar për një periudhe tridhjetvjecare në Shërbim të Enver Hoxhës lidhur me kërkesën e ish të përndjekurve politikë për heqjen e dekoratave dhe titujve të pamerituar ndaj ish diktatorit Sulo Gradeci është kundra heqjes së dekoratave të dhëna nga viti 1945 deri në 1953.
Njeriu më i afërt i ish diktatorit Hoxha në çerek shekulli prej vdekjes së liderit të tij, shprehet se i duhet njohur nga Presidenca statusi i veteranit të luftës nacional çlirimtare. Në rastin e ndjesës publike nga ish presidenti Ramiz Alia për familjet e viktimave të komunizmit, Sulo Gradeci është i mendimit se u duhet kërkuar falje vetëm atyre të përndjekurve politikë të pushkatuar e dënuar të cilët nuk kanë dalë kundra interesave kombtare përgjatë historisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›