E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Jo polemika për sheshin "Skënderbej"

Kryebashkiaku i Tiranes Edi Rama paraqiti kete paradite ne sheshin "Skenderbej", fazen e dyte te punimeve. Ai tha se do kete koordinim te plote me policine rrugore ne menyre qe te mos bllokohet qarkullimi i automjeteve rreth sheshit. Persa i perket debateve mbi lejen e punimeve Rama tha se ky eshte nje projekt madheshtor ambicioz dhe i nderlikuar. Ndertimi i sheshit, sipas kryebashkiakut te Tiranes, nuk ka asnje arsye te behet pjese e polemikes se dites.

"DO të fillojmë të menaxhojmë në mënyrë të ndryshme trafikun rreth dhe përmes sheshit duke kaluar në pjesë të sheshit që do të bllokohen dhe pjesë të tjera që do të mbeten të hapura për trafikun. është një fazë e rëndësishme e punës sepse në këtë proces ne jemi duke përgatitur të gjitha kushtet për realizimin e infrastrukturës nëntokësore. Ky është një projekt madhështor, ambicioz, i ndërlikuar, është një projekt shumë qëndror për kryeqytetin por edhe për gjithë shqiptarët që jetojnë në Tiranë, apo në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë dhe këtu duhet bashkërendimi i të gjitha forcave dhe njëkohësisht duhet një energji pozitive, cdo energji negative dhe destruktive nuk është në të mirën e kësaj pune që unë e konsideroj një punë të përbashkët", tha Rama.

Dorian Kodra

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›