Lezhë, vret veten me armë zjarri 40-vjecari, baba i dy fëmijëve
LEZHË- Një 40-vjecar nga Barbulloja e Lezhës i ka dhënë fund jetës duke u vetevrarë me një armë zjarri automatik.
Martin Pergjoni, babai i dy fëmijëve është gjetur i pajetë në një kënetë pranë bregdetit të Tales, vend në të cilin edhe kulloste bagëtinë. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri automatik, ndërsa mendohet se 40-vjecari ka qëlluar veten, pasi i është gjendur vetëm një plagë në pjesën poshtë kokës të shkaktuar nga një plumb i vetëm.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e të shtunës, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjetur vetëm paraditen e sotme nga bashkëshortja e tij. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për këtë vetëvrasje janë bërë kushtet e vështira ekonomike.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)