E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lezhë, vritet me breshëri plumbash 42 vjeçari, Nikolin Marku (Lekstakaj)

Fshati Balldre, shumë afër Lezhës, është tronditur pasditen e sotme, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, është vrarë një person. Ai është vrarë në derën e një dyqani.

“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Viktima, sipas informacioneve, është identifikuar si shtetasi Nikolin Marku (Lekstakaj).

Lidhur me ngjarjen ka pasur një prononcim për mediat edhe nga Drejtori i Policisë vendore të Lezhës, Alfred Elezi. Sipas tij, nga shërbimet e policisë është ngritur grupi hetimor dhe në koordinim plotë plotë me prokurorinë po punohet për rastin dhe identifikimin e autorit.

/rtsh.al/ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›