Kina, 11 medalje të arta

Kampionati Botëror i sporteve ujore në Fukuoka të Japonisë ka mbërritur në ditën e tij të shtatë dhe gjithçka ka ardhur në transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Kina vijon të rrisë numrin e medaljeve të arta, teksa ka arritur në 11 të tilla. Dhe medalja e radhë për Kinën ka ardhur në hedhje nga trampolina 3 metra, atje ku në vendin e parë ishte Zongiuan Uang, që ka lënë nga meksikanin Osmar Olvera Ibarra dhe bashkatdhetarin Daoi Long.
E në ditën e shtatë të këtij Botërori ka ardhur dhe medalja e parë e artë për Austrinë. Pikërisht në notin artistik, në programin e lirë duet për femra, çifti Ana Maria Aleksandri/Eini Marina Aleksandri i kanë dhënë medaljen e artë Austrisë. Në vendin e dytë Kina me çiftin Liuji Uang dhe Kiani Uang, kurse në vendin e tretë çifti japonez Moe Higa/Mashiro Jasunaga.
Kampionati Botëror i sporteve ujore, që përfundon më 30 korrik, do të vijojë të jetë në transmetim të përditshëm në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.