E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lezhë, zjarret pakësojnë fondin pyjor

Zjarret janë shkaku kryesor i paksimit të pyjeve në rajonin e Lezhës. 

Vetëm gjatë vitit 2021 dhe 2022 janë shënuar 837 vatra zjarri në pyje e kullota të cilat kanë përshkuar rreth 1700 hektarë dhe djegur plotësisht rreth 800 hektarë. 

Pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit kanë qenë të qëllimshme për të hapur kullota të reja apo dhe qëllime të tjera, thotë për RTSH përgjegjësi Mbrojtjes Civile në Prefekturen e Lezhës Nikoll Tushi.

Përballë kësaj situate, mbrojtja civile u bën thirrje organeve ligjzbatuese të identifikojnë gjetjen e autoreve të zjarrvënieve dhe ti ndëshkojnë ata konform ligjit.

Sipas të dhënave zyrtare më shumë se 10 mijë hektarë pyje janë reduktuar gjatë 20 viteve të fundit në Qarkun e Lezhës, ndërsa në tre vitet e fundit ka vetëm një përson të dënuar nga gjykata për zjarrvënie të qëllimshme.

/ rtsh /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›