E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Podcast-i i Ramës/ Botuesja Arlinda Dudaj: Numërohen rreth 1000 botime

Botuesja Arlinda Dudaj ka qenë e ftuara e radhës në episodin e 14-të të podcastit ‘’Flasim’’ të kryeministrit Edi Rama.

Dudaj i është përgjigjur pyetjeve të Ramës, lidhur me fillimin e saj si botuese dhe krijimin e shtëpisë botuese ‘’Arlo’’ 23 vjet më parë. 

“Si e kam nisur? Unë e kam thënë se në fakt më pyesin, është një pyetje që ma bëjnë gjithmonë. Tashmë shtëpia botuese vajti 23 vjeçare, është goxha e madhe në moshë, të paktën për kushtet tona. E kam nisur në 2001.

Isha 22 vjeç, por ndërkohë, në momentin qe e nisa, e kam nisur si lojë. Ka qenë komplet, komplet një lojë, por këtu nuk dua të them që unë s’kisha lidhje me librin. Me librin kisha shumë lidhje sepse e kam nisur shumë herët leximin, madje do të thoja që edhe sapo kisha nisur të lexoja dhe kam një histori që e kam si lëkurë, e kam si mëlçi, si një pjesë të rëndësishme të jetës sime, si një zemër, si një çfarëdolloj qoftë organi të rëndësishëm edhe nuk e di pse, ndoshta kjo është diçka që mbase s’ka lidhje se ma ka injektuar dikush apo se kam lindur me këtë, pavarësisht se më vonë kam punuar. Kam pasur një gjysh në fakt i cili nuk jeton më edhe që më bënte të bëja dhe kështu, mbasi lexoja librat, të bëja ato që sot quhen ‘revieë’. Të shkruaja, të shkruaj çfarë kisha lexuar. Kjo ka qenë domethënë “detyra” që unë e bëja shpesh, ndonjëherë edhe e detyruar, por gjithsesi, gjithmonë ka qenë kënaqësi e madhe. Edhe ai mbante shënimet e veta dhe shpesh herë i ballafaqonim. Se po më vjen fjala ‘konfrontoj’ por nuk dua të përdor fjalë të huaj dhe ndërkohë si e nisa unë ishte vërtet si një lojë.

Unë isha në universitet dhe bëmë një projekt të fundit para se diplomoheshim, kam mbaruar përkthim-interpretim në gjermanisht, dhe ne bëmë, secili nga ne përkthehu nga një tregim dhe profesori i atëhershëm na tha që ta bënim një libër. Dhe si me thënë, u futa, u përfshiva në këtë proces, sepse të qenurit botues nuk ka qenë profesion. Edhe sot, nuk ka një shkollë, përveç se jashtë po them, po në Shqipëri nuk është se ka një shkollë apo një vend ku ti të mësosh profesionin e botuesit. Se botues, nuk do me thënë përkthyes, nuk do me thënë redaktor. Botues është diçka shumë e madhe që unë e kam mësuar në mënyrë krejt nga vetja. Nuk kam bërë shkollë për të qenë botues, por mesa duket gjërat doemos lidhen me njëra-tjetrën.”, tha Dudaj.

Dudaj tha se “Arlo” ka nxjerrë deri tani rreth 1000 botime. Ajo mirëpriti sugjerimin e kryeministrit Rama  për organizimin e një feste me rastin e botimit të 1000-të ose për titullin e 1001.

Dudaj më tej zbuloi se është në linjë për të investuar në komponentin digjital të botimeve.

“Për të investuar në digjital në një vend të vogël e kam menduar, e kam menduar shumë gjatë. Në një vend si Shqipëria të investosh duhet bërë absolutisht në kuadër të projekteve sepse është e pamundur për të investuar për të digjitalizuar. Nuk ta kthen asnjëherë investimin. Flitet për tregje shumë të vogla dhe jemi treg i vogël për hir të së vërtetës. I kam bërë dy llogari, por natyrisht ekzistojnë fonde të Komunitetit Europian që duhen zhvilluar dhe duhen menduar. Unë jam në atë linjë”.

Rama tregoi detaje nga projekti i ri të Muzeut Kombëtar i cili ftoi botuesen Dudaj të jetë pjesë e saj.

“Ne po bëjmë projektin e ri të Muzeut Kombëtar, që më në fund pas shumë vitesh po na jepet mundësia tani që ta transformojmë dhe një nga shtyllat e konceptit të ri të Muzeut Kombëtar është pikërisht gjuha dhe libri. Dhe duam që muzeu të jetë jo thjeshtë një vend që ti shkon shikon çfarë ka ndodhur më parë dhe çfarë ka qenë më parë dhe artefakte ose edhe libra të kohëve të mëparshme, por edhe çfarë ndodh sot dhe çfarë do të ndodh nesër. Një hapësirë ku një komponente do të jetë patjetër dhe digjitalizmi, komponenti digjital dhe mbështetja e digjitalizimit të librit dhe patjetër një tjetër komponentë e lidhur me këtë do jetë dhe komercializimi në muze. Pra të shërbejë njëkohësisht si një vend ku ti mund të shkosh dhe mund të blesh libra. Ne kemi planifikuar të bëjmë dhe një raund takimesh me botuesit për të kuptuar se çfarë mundtë bëjmë më shumë edhe në kontekstin e kalendarit turistik dhe artistik të sezonit turistik të vitit të ardhshëm por edhe në kontekstin e problemeve dhe të nevojave të tyre. Ki besim Arlo që e ardhmja do të jetë edhe më e mirë. Ndërkohë që e kaluara për ty flet mirë, flet goxha mirë sepse gjithmonë gjëja që kam përshtypjen që nuk arrin ta bësh dot kurrë është që në një moment të caktuar të marrësh frymë thellë, të kthesh kokën mbrapa dhe të thuash “sidoqoftë shumë përpara kam ecur”, tha Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›