LSI: Bumçi po i bën presion Gjykatës Kushtetuese
>Aldo Bumçi po flet me një gjuhë prej jo profesionisti dhe qëllimi i vetëm i tij është ti bëjë presion Gjykatës Kushtetuese. Kështu i lexon përfaqësuesi i LSI-së në komisionin parlamentar të ligjeve Spartak Braho qëndrimet më të fundit të mazhorancës përkundrejt anëtarëve të gjykatës kushtetuese.
Sipas Brahos, kjo gjykata po paragjykohet dhe nuk duhet të bjerë pre e këtyre sulmeve por të shqyrtojë ligjin e dosjeve. Sipas Brahos objekti i ankimimit në Gjykatën Kushtetuese do të bëhet prej LSI-së si subjekt politik dhe ka në thelb shpalljen e ligjit si antikushtetues. LSI-ja ka kundërshtuar ligjin e dosjeve si ligj i cili është krijuar për sulme të qarta politike.