Prezantohet projekti jugor i Unazës së Tiranës
Kryetari Bashkisë së Tiranës Edi Rama ka prezantuar sot projektin për unazën e madhe të kryeqytetit. Kryebashkiaku theksoi se ky projekt ka rëndësi themelore për Tiranën, dhe se ju përket qytetarëve të saj. Rama tha më tej se plani i ri është model për Shqipërinë. Unaza e madhe do të shtrihet në pjesën periferike të Tiranës, duke krijuar lehtësira të ndjeshme për trafikun por edhe për banorët përreth tyre, për shkak të vështirësive që ata hasin.