E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj e ftuar në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri të SHBA, Barack Obama

>Kryetarja e Grupit parlamentar të PSSH, Valentina Leskaj ishte e ftuar në ceremoninë e betimit të Presidentit të 44 të SHBA Barack Obama. Në këtë ceremoni merrnin pjesë autoritetet më të larta të SHBA dhe personalitete nga e gjithë bota. Znj.Leskaj në një prononcim për mediat theksoi ndër të tjera se ardhja e Barack Obama në krye të SHBA, konsiderohet si moment historik, një erë e re për vetë Amerikën, por edhe të gjithë botën Duke folur për ceremoninë  madhështore të zhvilluar dje në Capitol Hill, Znj Leskaj nënvizoi: "Konsiderohet një nga ceremonitë më të rëndësishme të inaugurimit të presidentëve amerikanë. Është vlerësuar si një erë e re në historinë amerikane për shkak të sfidave që ka përpara Presidenti Obama, por edhe për një përqasje krejt të re që ka ofruar." Moment të rëndësishëm Kryetarja e Grupit kuvendor të PS vlerësoi dhe fjalën e Presidentit të ri të SHBA Barack Obama: " Presidenti Obama dha mesazhe të rëndësishme për Amerikën, popullin e tij, por dhe për të gjithë liderët botërorë." Presidenti i ri i SHBA tha Leskaj, në komunikim telefonik nga Ëashingtoni, përballet me dy sfida mjaft të rëndësishme; zgjidhjen e krizës ekonomike dhe çështje të  politikës së jashtme dhe sigurisë botërore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›