Henri Shiba, talenti që vazhdon të shkëlqejë

Në Shqipëri e kanë harruar fare, ndërsa në Itali e konsiderojnë si një nga talentët më interesantë të moshës së tij. Bëhet fjalë për sulmuesin shqiptar Henri Shiba i cili ishte ftuar një herë në kombëtaren shqiptare U-21, ftesë kjo që është shoqëruar me akuza e kundërakuza mes futbollistit dhe trajnerit të kombëtares U-21, Artan Bushati. Pavarësisht kësaj futbollisti i datëlindjes 1988 kartonin e të cilit e zotëron skuadra e Regginës aktualisht aktivizohet në formën e huazimit te skuadra e Novaras në Serie C. Në një analizë të "tuttomercatoëeb.it" për futbollistët më të talentuar në futbollin italian përmendet edhe emri i shqiptarit. "Interesant është një shqiptar i Novaras, Henri Shiba. Duketse di të shënojë në të gjitha mënyrat dhe e shëh shumë mirë portën".