Recital per Shubert e Myler

Të dielën në mbrëmje, publiku në Teatrin e Operas do të ketë rastin të shijojë një mbrëmje të vecantë. Dy artiste, njëra mexosoprano dhe tjetra aktore do të ngjiten në skenë në një recilal kushtuar muzikës së Shubertit dhe poezisë së Vilhem Myler. Vikena Kamenica do të këndojë për 70 minuta 24 këngë të kompozuara nga Shubert për 24 poezitë e Myler-it. Por në skenë do të ngjitet si aktore pas 20 vitesh mungese edhe Ema Ndoja. Artistia do të recitoj gjithashtu disa vargje.
"Është vepra e parë që ka këtë lloj peshe, emocioni, vështirësi teknike, që unë po këndoj në jetën time dhe që ka një formë shumë të vecantë. Dua që dhe publiku të mirëpresë atë cka është speciale në këtë mbrëmje", thotë mexosopranoja, Vikena Kamenica.
Franc Shubert dhe Vilhem Myler jetuan të dy të njëjtat vite të shekullit të 18-të. Poezitë e Mylerit frymëzuanh notat e Shuberitit, por të dy krijuaseit tragjikë të romantizimin europian nuk u takuan asnjeherë. Ata do të takohen të dielën në Tiranë në skenën e Operas.
Aurela Papadhima