E Diel, 1 Nëntor 2026

Liami Fatkeqesisht ne Shqiperi me Hummer ata qe bejne muzike komerciale dhe me bicikleta ata te muzikes rock

Banoret rrine ne dhomen e ndenjes e fillojne te bisedojne me njeri-tjetrin rreth filmave qe kane pare. Franceska dhe Ermali distancohen per disa minuta nga banoret e tjere duke ndenjur afer njeri-tjetrit mes puthjesh e ledhatimesh.

Nderkohe Vellai i Madh vendos muzike rok ne sfond e Liami fillon ta komentoje ndersa e degjon. Ai thote se kjo eshte muzika e vertete por per fat te keq ne Shqiperi nuk vleresohet. Ata qe bejne muzike komerciale jane me Hummer ndersa ata qe bejne muzike rok ecin me bicikleta shprehet Liami. Fillojne te flasin per muziken dhe per shijet muzikore nderkohe qe vazhdojne te degjojne muziken ne sfond.

Me vone banoret dalin ne kopsht e fillojne te komentojne ngjarjet e kaluara ne shtepi dhe kohen e shkurter qe i ka mbetur brenda shtepise. Ata flasin per ish-banoret dhe karakterin secilit. Franceska e Genta mendojne se me cilen nga banoret do te kene me shume miqesi.

Me vone banoret vendosin qe te shkojne ne dhomen e gjumit per te fjetur e ndersa behen gati bejne shaka e qeshin me njeri-tjetrin. Ermali Arbri e Genta pikturojne fytyren me laps te zi e qeshin me njeri-tjetrin dhe banoret e tjere me ta duke krijuar keshtu situata gazmore brenda shtepise.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›