Shtyhet konkursi per shtatoren e Ismail Qemalit
Shtyhet konkursi për shtatoren e Ismail Qemalit. Asnjë prej boceteve të 19 artistëve që morën pjesë në konkursin e çelur për realizimin e shtatores së Ismail Qemalit që do të vendoset në kryeqytet, në këtë 100-vjetor të Pavarësisë nuk është pranuar në fazën e parë. Drejtori i Galerisë së Arteve, Rubens Shima tha se 5 prej artistëve i është lënë një kohë prej 1 muaj e gjysëm që të propozojnë punimet e reja.
Problematika më e madhe e këtyre boceteve qëndronte në mos respektim të veshjes së kohës dhe të figurës së Ismail Qemalit
Ndërkohë që juria ka zgjedhur fituesit për shtatoren e Ahmet Zogut dhe Hasan Prishtinës dhe do të jetë Këshilli Ndërministror që do të shpallë emrat e fituesve. Lidhur me vendin juria ka propozuar që busti i Ismail Qemalit të vendoset te rruga që mban të njëjtin emër.