Liban, Hezbollah kërcënon Izraelin me pushtimin e Tel Avivit

Kreu i Hezbollah Sayyed Hassan Nasrallah kërcënoi se do të sulmojë Tel Avivin nëse Izraeli do të bombardojë rrethinat e jugut në Bejrut, një bastion i fuqishëm shiitë ushtarak dhe politik.
Hezbollah luftoi kundër Izraelit 3 vjet më parë në një luftë 34-ditore pasi grupi kapi dy ushtarë izraelitë në një sulm ndër-kufitar. Rreth 1200 civilë u vranë në Liban, dhe 160 izraelitë, krysisht ushtarë mbetën gjithashtu të vrarë.
Në një miting ku dhjetra mijëra përkrahës të Hezbollah u mblodhën për të përkujtuar përvjetorin e tretë të përfundimit të luftës, Nasrallah tha se grupi ishte më i fuqishëm se më parë me dhjetra mijëra luftëtarë.
Izraeli bombardoi rrethinat jugore të Bejrutit si dhe kryesisht disa shiitë në jug të Libanit, ku Hezbollah mban një bastion të fuqishëm, nga i cili Izraeli u tërhoq në vitin 2000.
Bombat izraeliane goditën gjithashtu edhe urat, rrugët, pistat e aeroportit, portet, fabrikat, rrjetet e ujit dhe energjisë, bazat ushtarake dhe luginën lindore Bekaa.
Gjithashtu raketat e përditshme të Hezbollah shkatërruan rreth 2 mijë shtëpi dhe apartamente në qytetet izraeliane. Tel Avivi në atë kohë nuk u godit nga sulmet me raketa.
" Izraelitët dëshirojnë të bisedojnë për një barazi në çdo luftë në të ardhmen që ne nuk e dëshirojmë. Ata janë të frikësuar për një luftë të re, por ne nuk duam një luftë të re. Ata mund të jenë të frikësuar por ata duan një luftë të re. ne nuk jemi të frikësuar por ne nuk e duam një luftë të re. Ndoshta ky është ndryshimi. Ne kemi të drejtë t'u themi atyre se nëse gjatë luftës se korrikut ne ju thamë se nëse sulmoni Bejrutin do të sulmojmë Tel Avivin, tashmë ne themi se nëse ju sulmoni Bejrutin ose rrethinat jugore të tij, ne do të sulmojmë Tel Avivin"-tha Nasrallah në një fjalim televiziv të transmetuar në televizionin e tij shtetëror "Al-Manar".
Hazbollah dhe Izraeli nuk kanë shkëmbyer zjarr që prej përfundimit të luftës tre vjet më parë. Por tensionet janë rritur kohët e fundit pasi një depo e fshehtë armësh shpërtheu në fillim të këtij muaji në Libanin jugor.