E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama udhëton në Montana për të nxitur reformën në shëndetësi

Belgrade Montana ishte ndalesa e dytë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Barack Obama në turin e tij multi-shtetëror për të nxitur reformën e kujdesit shëndetësor.
Përveç seancave me pyetje-përgjigje me ligjvënësit në të gjithë vendin, atmosfera në këtë takim ishte miqësore megjithëse Presidenti Obama iu përgjigj disa pyetjeve të veshtira.
Një grua kërkoi të dinte nëse ai e kishte konsideruar aplikimin e Kanadasë ose sistemin e Britaninë e Madhe në Shba. Presidenti tha se ai preferon të gjejë një sistem unik amerikan dhe se nuk është në favor të atij kanadez, britanik,por të asaj që ai e quajti 'socializim të mjekësisë".
" Ne mund të ruajmë më të mirën e saj që na ofron sistemi ynë, risitë, dinamizmin, por gjithashtu të sigurojmë se njerëzit nuk janë të pambrojtur. Tashmë kjo është në thelb të saj që po flasim tani, reforma në shëndetësi."-tha Obama.
Në kërkimin e tij për të bindur votuesit për të mirat e planit të tij 1 trilion dollarë, për rindërtimin e industrisë së sigurimeve, për të zgjeruar mbulimin e kujdesit shëndetësor dhe për të reduktuar shpenzimet e konsumatorëve, Obama deklaroi se vendi ishte 'mbajtur peng' nga kompanitë e sigurimeve të cilat mohojnë mbulimet e njerëzve të sëmurë. Obama i tha të pranishmëve për të se: " Është një familje e falimentuar, një biznes I falimentuar dhe ne do ta stabilizojmë atë kur të kalojmë reformën në shëndetësi këtë vit, ne do ta rregullojmë atë".
Një I pranishëm nga audience u përgjigj duke thënë se ai kishte punuar në kompanitë e sigurimeve dhe pyeti se përse Obama kishte qëndrim negativ ndaj sigurimeve shëndetësore.
" Synimi im nuk është të përgojoj kompanitë e sigurimeve. Nëse unë isha duke I përgojuar ata, ajo që ne duhet të bëjmë është se duhet të themi se sigurimet private nuk kanë vend në tregun e kujdesit shëndetësor. Dhe disa njerëz e besojnë këtë. Unë nuk e besoj këtë"-u përgjigj Obama.
Republikanët ankohen se plani I Obamës është në të vërtetë një pushtim qeverisës. Presidenti u takua të shtunën me më shumë zgjedhës në Kolorado për të nxitur këndvështrimin e tij për çështjen. Gjatë udhëtimeve të tij për reformën në shëndetësi në perëndim, e gjithë familja Obama do të vështrojë panoramat kurioze, duke përfshirë edhe Kanionin e Madh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›