E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liban/ Shpërthen një depo armësh, pronë e Hezbollah

Autoritetet libaneze kanë raportuar një shpërthim të fuqishëm në një magazinë armatimesh të Hezbollah-ut në jug të Libanit. Sipas policisë libaneze ky shpërthim ka shkaktuar të paktën dy viktima. Ndërsa vetë "Partia e Zotit", Hezbollah ka përgënjështruar lajmin e dhënë nga autoritetet duke deklaruar se nuk ka patur viktima por vetëm një person, i cili është plagosur lehtë.
Në jug të Libanit prej vitesh ndodhen bazat më të fuqishme të Hezbollah të cilët shpesh herë ndërmarrin sulme si ndaj autoriteteve qeveritare ashtu edhe ndaj Izraelit në jug. Për këtë shpërthim kanë folur edhe autoritetet izraelite të cilat kanë pohuar se Hezbollahu në këto depo ka pasur armatime të rënda. Ky fakt sipas Izraelit tregon se grupi islamik i Hezbollahut nuk është duke i respektuar rregullat e armëpushimi që janë vendosur midis vendeve të Libanit si edhe të Izraelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›