Hillary Clinton në Moskë për bisedime

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ndodhet në Moskë ku ka në plan të pyesë udhëheqësit rus se si do të ushtrojnë presion ndaj Iranit që ky i fundit të provojë se nuk po ndërton armë bërthamore.
Një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se zonja Clinton do të shtyjë zyrtarët rusë të thonë se çfarë trysnie specifike ata do të jenë të gatshëm të përdorin kur Moska sëbashku me Amerikën dhe aleatët të konfrontojnë Iranin. Deri tani, Rusia ka qënë e vakët rreth idesë së sanksioneve.
Por presidenti rus, Dmitri Medvedev, tha muajin e kaluar se sanksionet nganjëherë janë të paevitueshme. Irani ra dakord dy javë më parë që të lejojë inspektorët ndërkombëtarë që të vizitojnë objektet e pasurimit të uraniumit. Sekretarja Klinton tha të dielën se bota nuk do të presë pafundësisht për Teheranin që të provojë se nuk po ndërton një bombë.
Shefja e diplomacisë amerikane do të zhvillojë takime dy ditore me zotin Medvedev dhe ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov. Ata pritet gjithashtu të diskutojnë rreth Afganistanit, planet e reja të presidentit Barak Obama për sistemin e mbrojtjes nga raketat si dhe marrëveshjen e re të çarmatimit që zëvendëson traktatin START që po skadon.