E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dimër në SHBA, nisin reshjet e para të borës

Të krijon ndjesinë si të ishte muaji shkurt, por është vetëm mesi i tetorit. Në Shtetet e Bashkaura të Amerikës, temperaturat kanë pësuar ulje të konsiderueshme madje janë regjistruar edhe reshje dëborë. I ftohti ka përfshirë disa zona të Amerikës edhe pse ende nuk jemi zyrtarisht në stinën e dimrit. Si pasojë e ulejve të temperaturave, në shumë qytete ka patur ngrica , akuj nëpër rrugë dhe reshjet e dendura të dëborës kanë mbuluar çatitë. Por pavarësisht pamjes së bukur që të dhuron ky fenomen natyror, reshjet dhe ngricat kanë sjellë edhe dëme serioze. Në Nebraska meteorologët thonë se 43 cm dëborë ka mbuluar vendin. Ngricat dhe reshjet e dëborës në Minessota kanë shkaktuar të paktën 100 aksidente, një prej të cilëve, me pasoja tragjike për jetën. Më shumë se 2.000 njerëz në Rochester gjithashtu kanë mbetur pa energji elektrike. Në North Plate, Nebraska, banorët po përpiqen të marrin veten nga reshjet e dendura të dëborës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›