E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë, përurohet shtatorja e Bill Clinton

Përurohet pasditen e sotme në prishtinë, shtatorja e ish presidentit amerikan Bill Clinton. Përuruimi i këtij monumenti kulturor do të bëhet në bulevardin me të njëjtin emër, "Bill Clinton", në kryeqytetin kosovar. Në nderim të të gjithë kontributit që ka dhënë për Kosovën, Clinton kjo shtatore do të vendoset në një hapësirë nën foton e ish-presidentit amerikan në bulevardin që mban emrin e tij. Shtatorja është punuar nga skulptori Izeir Mustafa, ajo peshon 900 kg dhe është e gjatë 3 metra, ndërsa bazamenti ku do të vendoset kjo shtatore, është gjithashtu 3 metra. Ish Presidenti amerikan, Bill Clinton gëzon një respekt të madh tek popullsia shqiptarë në Kosovë, dhe për nder të tij , shumë shtetas kanë pagëzuar fëmijë të tyre me këtë emër madje edhe organizata të ndryshme. Shoqata "Miqtë e Amerikës, Miqtë e Bill Klintonit", ka njoftuar se ky manifestim, që mbahet nën patronazhin e Kryeministrisë së Kosovës, fillon në orën 15. Sipas kësaj shoqate, shtatorja inaugurohet në shenjë falënderimi nga populli i Kosovës për ish presidentin Clinton dhe për Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›