Liban, mbi 89 të vdekur nga rrëzimi i avionit
Në bord ndodheshin mbi 80 pasagjerë dhe 9 pjesëtarë të ekuipazhit. "Pas kontakteve me autoritetet libaneze, nuk kemi konfirmime për ndonjë të mbijetuar'', tha shefi ekzekutiv i ''Ethiopian Airlines'', Girma Wake. Avioni i tipit Boeing 737 u zhduk nga radarët pak minuta pas nisjes nga aeroporti i Bejrutit në drejtim të kryeqytetit të Etiopisë, Adis Abeba.Ministri libanez i Transportit tha se ndër pasagjerët ishin edhe dy shtetas britanikë dhe një kanadez.Burime të aeroportit thanë se aksidenti mund të ishte shkaktuar nga moti i keq.