E Shtunë, 31 Tetor 2026

Johnny Depp, gati të lundrojë për herë të 4-t si pirat

Gjatë kësaj jave u njoftua se në verë do të fillojnë në Havai xhirimet për episodin e katërt të prodhimit të suksesshëm të Diznejit, “Piratët e Karaibeve”. Johnny Deep do të luajë sërish rolin e kapitenit Jack Sparrow. Por në pjesën e katërt nuk do të luajë as Orlando Bloom dhe as aktorja Keira Knightley.Historia e filmit bazohet në novelën e vitit 1987 “On Stranger Tides” (Në rrymat e panjohura) nga autori Tim Powers. Libri tregon historinë e një të riu që rastësisht quhet Jack (ashtu si në tre seritë e para të filmit), i cili kapet nga pirati Blackberard dhe detyrohet të vihet në kërkim të Burimit të Rinisë. Regjisori i pjesës së katërt do të jetë Rob Marshall, regjisori i “Chicago” dhe “Nine”. Filmi është parashikuar të shfaqet në kinema në datën 20 maj 2011.                                                                                             

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›