Njohja e Kosovës, vijon turneu afrikan i Pacollit

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, ditën e hënë në 22 gusht do të udhëtojë në Gabon, ku do të pritet nga presidenti Ali Bongo Ondimba.
Gjatë këtij takimi, Pacolli do të prezantojë argumentet e nevojshme për njohjen e Republikës së Kosovës nga Republika e Gabonit. Këtyre argumenteve ai do t`ua shtojë edhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Turneu lobues i Pacollit në kontinentin afrikan do të vazhdojë me vizitat e paraprira në Kongo Brazzaville dhe në Republikën Demokratike të Kongos.