E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libani lëkundet sot tre herë nga tërmetet

Bejrut - Libani është lëkundur sot nga tre tërmete, epiqendra e të cilëve ishte rajoni Tyr. Burime pranë këshillit kombëtar të kërkimeve shkencore të rajonit bëjnë të ditur se nuk ka pasur viktima në njerëz dhe dëme materiale.

Tërmeti i parë, 4.3 ballë i shkallës Riter, ra në orën 14:04, dhe u pasua nga dy të tjerë me fuqi 3 dhe 3.5 ballë. Lëkundjet u ndjenë në jug të vendit dhe në luginën Beka (lindje), si dhe në Bejrut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›