E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtimet, PD akuza Ramës

Tiranë -Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj deklaratës së Edi Ramës. Në një komunikim me median, zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli theksoi se Rama derdhi sot lot krokodili për krizën ekonomike, në një kohë, ku ai vendosiu kodin më të madh të mafies së ndërtimit.

“Rama zgjodhi ditën kur vetë mori 19 leje ndërtimi për të derdhur lot për krizën Ekonomike. Sot ditën kur ai vendosi dhe kodin më të madh të mafies dhe kartelit të ndërtimit. Sot kur ai për vete dhe Eftimin e tij nga 30 leje ndërtimi mori 19 prej tyre Sot pikërisht sot doli dhe derdhi lot krokodili për krizën ekonomike. Për rënien e të ardhurave Për dështimin e procesit të zgjedhjeve Për garantimin e të drejtës së votes Z.Rama as me deklaratat që bën e me asgjë tjetër s’do mund të mbrosh e të heqësh vëmëndjen nga karteli i mafies së ndërtimit që ti drejton”-tha Mëhilli.

Ndërkohë, po sot ka reaguar edhe Bashkia e Tiranë. Nënkryetari kësaj partie Eduard Shalsi, e konsideroi kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për hetim të lejeve të ndërtimit të dhënë nga Bashkia e Tiranës, në vitet 2007 e në vazhdim, si synim "për të hedhur baltë mbi njeriun që solli modelin e suksesit të Bashkisë së Tiranës''.

''I presim me keqardhje për mjerimin e tyre moral dhe politik, se jemi të bindur se pas 28 qershorit kjo farsë do të marrë fund'', tha Shalsi në një prononcim për mediat të premten.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›