Matura Shtetërore, përgjigjet e testit të parë pas 10 ditësh

Janë gjashtë qendra korrigjimi në vend që po kryejnë korrigjimet, ndërsa dy ekspertë do t’i kalojnë nëpër duart testet për të siguruar saktësinë në korrik.
Dy prej këtyre qendrave janë në Tiranë, ndërsa katër të tjera janë në qarqet kryesore në vend. Mbi 40 mijë maturantë zhvilluan të shtunën provimin e parë të Maturës Shtetërore për lëndën e Gjuhës dhe Letërsisë. Testi ishte i përbërë nga 23 pyetje, 13 prej të cilave me alternativë, ndërsa 12 me shtjellim.
Provimi i radhës për gjimanzistët është ai i Matematikës më 16 qershor, teksa provimi me zgjedhje ato do tu nënshtrohen me 30 qershor. Në përfundim të studimeve, maturantët do të plotësojnë formularin A2, ku do të qarkohen 10 degët që duan të ndjekin studimet në Universitet. Ky afat është deri më 30 korrik. /Start/
2012-06-03 16:06