Seanca ndaj ish-kryeministres, Timoshenko jo e pranishme

Është zhvilluar sot seanca gjyqësore ndaj Julia Timoshenkos por ish-kryeministrja e Ukrainës nuk ishte e pranishme në sallë, për shkak të problemeve shëndetësore.
Gjykata e Apelit e Kievit është duke shqyrtuar kërkesën e Timoshenkos për të rrëzuar vendimin e mëparshëm të gjykatës e cila e dënoi me 7 vjet burg për abuzim të pozitës në kohën kur ishte kryeministre.
Oleksandër Turshinov, zëvendës kryetar i partisë së Timoshenkos, u prononcua jashtë gjykatës duke treguar se shëndeti i Timoshenkos është përkeqësuar dukshëm.
Avokatët e saj kanë thënë se Timoshenko ka dhimbje në shpinë dhe e ka të pamundur të ecë.