BE, 180 emra shtesë në listën e sanksioneve kundër Iranit

Diplomatë evropianë thanë se gjatë takimit të sotëm në Bruksel ministrat evropianë të punëve të jashtme kanë rënë dakort që të vënë sanksione në rreth 180 kompani dhe individë iranianë, si kundërpërgjigje ndaj refuzimit të Iranit për të përmbushur kërkesat ndërkombëtare në ndërprerjen e punës nukleare.
Agjencitë perëndimore të lajmeve citojnë diplomatët të kenë thënë se ministrat gjithashtu ishin me të njëjtin mendim për ndërmarrjen e masave disiplinore shtesë, që do të mund të shënjonin sektorin iranian të karburanteve.
Bashkimi Evropian kështu shton numrin e sanksioneve ndaj qindra kompanive iraniane.