E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liber ngushellimesh ne Konsullaten e Japonise ne Shqiperi

Zyra e konsullit te Japonise ne Shqiperi me konsull te Pergjithshem Nderi Avni Ponarin ka hapur sot librin e ngushellimeve per viktimat e shkaktuara nga termeti dhe cunami i 11 marsit ne Japoni. Ne nje njoftim per mediat zyra e konsullit te Japonise ne Shqiperi shpreh ngushellimet dhe mbeshtetjen popullit dhe qeverise japoneze ne kete moment te veshtire. Zyra e konsullit te Pergjithshem te Nderit te Japonise ne Shqiperi ben me dije se ka hapur librin e ngushellimeve i cili do te qendroje i hapur deri ne date 23 mars ne shenje solidariteti me popullin japonez dhe me synimin per ti qene sado pak prane ne kete periudhe te veshtire - thuhet ne njoftimin e zyres se Konsullit. Termeti me magnitude 8.9 balle qe goditi pjesen verilindore te Japonise ne 11 mars dhe cunami qe e pasoi ate kane shkaktuar deri me tani 5198 te vdekur nderkohe qe mbi 9000 njerez jane shpallur te humbur sipas te dhenave nga policia japoneze. Ne prefekturen Miyagi jane konfirmuar 2896 te vdekur dhe 2362 te humbur ne prefekturen Iwate ka 1705 te vdekur dhe rreth 4000 njerez kane humbur ne Fukushima jane konfirmuar 542 te vdekur dhe me shume se 3226 jane shpallur te humbur. Rreth 450 000 njerez jane strehuar ne 2300 qendra strehimi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›