E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libra te posacem per femijet e emigranteve

Premtimi i nje viti me pare per libra shkollore falas per te gjithe emigrantet duket se do te realizohet kete vit pas problematikes se krijuar me librat e premtuar nje vit me pare. Burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences bene te ditur se nje sasi e madhe librash per shkollat nentevjecare dhe te mesme do te botohet kete vit shkollor dhe do te shperndahet falas ne shkollat e improvizuara nga vullnetare shqiptare jashte shtetit.

Librat

Te mesojme gjuhen amtare dhe kulturen shqiptare nje liber per ciklin e ulet nga klasa I-V nje per ciklin e larte te shkolles 9-vjecare nga klasa VI-IX dhe nje liber i trete per shkollen e mesme do te botohen per here te pare nga shtepite botuese me ane te altertekstit. Burime zyrtare nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences bejne te ditur se keta libra do te shperndahen falas tek te gjitha qendrat e mesimit te gjuhes shqipe ose qendrat kulturore shqiptare ne Greqi ose Itali.

Besoj se me 2 prill shtepite botuese do na sjellin libra te posacem te gjuhes shqipe per femijet qe jetojne jashte. Do kete libra per femije nga klasa e pare ne te pesten nga e gjashta ne te nenten dhe per femijet ne gjimnaz ndash tha per mediat elektronike keshilltari i ministrit te Arsimit dhe te Shkences z. Myqerem Tafaj per arsimin parashkollor z. Jovan Kristiqi.

Problemi i vitit te kaluar

Ne muajin shtator Keshilli Pedagogjik i Mesuesve Shqiptare ne Greqi i drejtuar nga z. Jovan Mehilli leshoi alarmin ne muajin shtator te vitit te kaluar se puna e kryer vullnetarisht pa shpenzimin e asnje leku nga qeveria shqiptare mund te deshtonte pasi nuk ishin vendosur ne dispozicion rreth 5 mije libra te kerkuar me nje kosto me te vogel se 1 milion leke te reja. Pas apelit zgjidhja u gjet por jo nga ministrite e Jashtme dhe te Arsimit por nga shoqeria civile.

Pak dite pas apelit Keshilli prezantoi dhurimin e librave te nevojshem nga Jetmir Salaj i cili dhuroi mbi 2500 libra per kete komunitet si edhe dhurime te tjera te ofruara nga aktiviste si shkrimtari Loni Papa qe dhuroi 150 libra te tij per femije e te tjere.

Dhuruesi i librave Jetmir Salaj tha Pasi u njoha nga media mbi situaten e krijuar me emigrantet shqiptare ne Greqi nuk mund te qendroja indiferent ndaj nevojes se me shume se 120 mije femijeve shqiptare te cilet nuk kane se si te mesojne shqip per shkak se institucionet shteterore te vendit tim veprojne ne menyre antishqiptare.

Ndersa shkrimtari Loni Papa deklaroi se dhuronte 150 libra te tij per femijet shqiptare ne Greqi si nje kontribut per te mbajtur gjalle gjuhen shqipe. Une kam vajzen time ne Greqi dhe keto libra i jap qe tua shperndaje femijeve te tjere. Gjuha shqipe duhet dhe do te mesohet nga femijet e emigranteve ne Greqi - tha ai.

Megjithate duket se librat e kerkuar nga diaspora jane dhene edhe nga ministrite ndonese kater muaj me vonese ndoshta nje paradhenie per vitin e ardhshem akademik ku do te rikerkohen libra nga keto institucione.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›