E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tu tregoj shqiptareve kercimin e kaloresve

Romeo dhe Zhuljeta nje nga titujt me te medhenj te gjithe teatrove boterore do te ngjitet si balet sot ne Teatrin Kombetar te Operes dhe Baletit. Koreografi bullgar Peter Lukanov eshte ftuar per te realizuar koreografine e kesaj shfaqje qe nderthur historine e Shekspirit me muziken te Sergei Prokofiev. Do te interpretojne ne rolet kryesore Enada dhe Gerti Vaso Odeta Dishnica dhe Ervis Nallbani si dhe trupa e baletit ndersa dirigjent eshte Ermi Krantja. Koreografi bullgar shprehet se Romeo dhe Zhuljeta do te vije ne nje version me bashkekohor pasi Shekspiri mbetet nje dramaturg bashkekohor. Sa i takon Prokofiev Lukanov tregon Kur eshte vene per here te pare ne skenen ruse Romeo dhe Zhuljeta balerina Galina Ulljanova u be yll boteror i baletit. Ne ate kohe ajo shprehej qe muzika e Prokofiev ishte muzika me e keqe. Nderkohe qe tanime muzika e tij konsiderohet si nder me te bukurat.

Si ju erdhi ftesa e bashkepunimit me Teatrin Kombetar te Operes dhe Baletit

Drejtori i TKOB telefonoi drejtorin e Teatrit te Operes ne Sofje dhe i kerkoi nje koreograf per baletin Romeo dhe Zhuljeta. Ai me telefonoi mua duke me thene qe Romeo dhe Zhuljeta do te vihej ne Tirane. Nuk kishte pergatitje paraprake madje anuluam angazhimet e tjera qe kishim atje per te ardhur ketu sepse nuk mund ta refuzonim kete ftese.

E keni vene ju me pare ne skene kete balet

E kam vene dy here ne Teatrin e Sofjes. Hera e pare ka qene ne vitin 1995 dhe me pas ne vitin 2005 me ndryshime.

Po ne Shqiperi si do vije kete here ky produksion a do ti qendroje besnik versionit klasik

Shfaqja eshte bazuar te klasikja por vjen me bashkekohore. Normalisht qe ketu kemi sjelle produksionin e vitit 2005 te Sofjes por me ndryshimet qe bazohen te balerinet. Keto ndryshime i jane pershtatur karakterit dhe cilesive te balerineve qe interpretojne ne kete shfaqje gje qe e ka veshtiresuar disi koreografine nga pikepamja teknike. Duhet te them se ka shume detaje me teper ne krahasim me baletin qe kemi ngjitur ne ne skene ne vitin 2005 ne Sofje. Mjeshteria dhe kerkesat e balerineve normalisht qe jane te ndryshme.

Do kete gjate performances pasion eros urrejtje rivalitet sikurse dime qe ka ne kete histori

Pasion padyshim pasioni ka ekzistuar ne cdo shekull dhe do ekzistoje gjithmone pasi pa te nuk ka dashuri. Por pasion nuk do te thote erotike.

Ne realizimin e ciles prej skenave keni pasur me shume veshtiresi aq me teper qe bashkohen dy emra si Shekspir dhe Prokofiev

Per mua si koreograf bashkimi i ketyre dy emrave nuk paraqet ndonje veshtiresi pasi kam kohe qe punoj si koreograf madje kam realizuar shfaqje me pjese muzikore shume me te veshtira si p.sh. Stravinski etj. Nje nga veshtiresite e punes ka qene ne nderthurjen e elementeve te kohes se Shekspirit si p.sh. ne kercimin e kaloresve. Per keto detaje duhet te kerkonim ne literatura te ndryshme te shfletonim te dhenat historike etj. Po keshtu nje tjeter veshtiresi eshte fakti qe cdo gje duhej pare ne epoken kur eshte shkruar vepra pra shume shekuj me pare por ne te njejten kohe duhet ta sillje te publiku edhe me syte e bashkekohores. Shekspiri ka qene eshte dhe do te jete nje nga dramaturget me bashkekohore pasi problematika qe ka trajtuar ai mbetet gjithmone aktuale.

Keni pasur pak kohe ne dispozicion per tu pergatitur. Mendoni se ka qene e mjaftueshme kaq kohe

Mendoj qe kjo kohe ishte e mjaftueshme per realizimin e vepres. Ne Sofje une kam pasur nje periudhe kaq te ngjeshur saqe brenda nje muaji kam realizuar dy koreografi te ndryshme Zhizel dhe Romeo dhe Zhuljeta. Per mua nuk eshte e rendesishme se sa kohe ke per provat pasi me me shume rendesi eshte cilesia artistike e trupes se baletit. Jam e mendimit se trupa shqiptare e baletit eshte e pergatitur dhe ndryshe nga shume trupa baleti ne vende te tjera punon me deshire.

Teatri shqiptar dhe ai bullgar kane te njejtat baza ato te shkolles ruse. Ku dallojne dhe ngjajne keto dy teatro baleti

Mund te them qe ne teatrot bashkekohore te diteve te sotme nuk mund te flasim me per shkollen ruse ate franceze angleze italiane sepse te gjitha keto shkolla jane perzier me njera-tjetren duke marre me te mirat prej tyre. E vetmja gje per te cilen mund te flasim me siguri eshte shkolla e teatrit klasik. Qe prej gjysmes se dyte te shek. XX nisi kjo shkrirje mes shkollave te baletit.

Sa rendesi ka repertori per mbushjen e sallave nga publiku apo kjo ka te beje me shume me kulturen e spektatoreve

Kultura e publikut edukohet gjithashtu edhe artisti. Kur eshte vene per here te pare ne skenen ruse Romeo dhe Zhuljeta balerina Galina Ulanova u be yll boteror i baletit. Ne ate kohe ajo shprehej qe muzika e Prokofiev ishte muzika me e keqe. Nderkohe qe tanime muzika e tij konsiderohet si nder me te bukurat. E thashe kete per te ilustruar edukimin qe i behet si publikut ashtu edhe artistit. Ajo qe eshte me e rendesishme per cdo teater qe respekton veten e vet dhe publikun eshte fakti qe nuk duhet te shfaqe vetem ate qe i pelqen publikut. Eumlshte thelbesore qe te vihen ne skene edhe vepra qe e mesojne edukojne spektatorin. Po keshtu ne rastin e nje teatri kombetar shfaqjet duhet te permbushin keto tri kerkesa repertori te jete klasik bashkekohor por edhe kombetar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›