E Diel, 1 Nëntor 2026

Liberalizimi i vizave, Cekia: Permbushni standartet

Ministri i Jashtem, Lulzim Basha priti sot ne Tirane, homologun cek, Karel Schwarzenberg, vendi i te cilit ne qershor te vitit te ardhshem merr presidencen e radhes se Bashkimit Evropian

"Rendesi ka zbatimi i detyrave te Bashkimit Evropian per procesin e liberalizimit te vizave, proces te cilin vendi im e ka kaluar 10 vite me pare. Shqiperia duhet te permbushe standartet e kerkuara", u shpreh kryediplomati Cek.

Ndërkohë ministri i Jashtëm Basha, siguroi homologun se Shqipëria do të punojë fort në përmbushjen e të gjitha kërkesave.

I pyetur për raportin mbi progresin e Komisionit Evropian, që do të bëhet publik më 5 nëntor, por mediat tashmë kanë siguruar një pjesë të tij dhe kanë nxjerrë në dukje kritikat që ka komuniteti evropian, ministri Basha nuk bëri asnjë koment.

Shefi i diplomacisë shtoi se nuk është njohur zyrtarisht me këtë dokument dhe se Tirana zyrtare pret me optimizëm raportin mbi progresin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›