E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, protesta të studentëve të universitetit

Studentet e Universitetit "Ismail Qemali" në qytetin e Vlorës kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur protestat për propozimet e fundit të rektorit.

Sipas informacioneve nga Vlora, protesta vjen për shkak të orëve të zgjatura të mësimit dhe propozimit të rektorit, sipas të cilit nota kaluese duhet të jetë gjashta.

Janë rreth 500 studentë të cilët janë mbledhur përpara ndërtesës së Universitetit. Protestës së tyre i janë bashkangjitur edhe studentët e ciklit të ulët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›