E Diel, 1 Nëntor 2026

Përkujtohet 100-vjetori i Klubit Patriotik “Labëria”

Deputeti Bujar Leskaj: Ky klub atdhetarësh ishte një shtyllë e fortë për pavarësinë kombëtare

Mberritën 100 vjet nga vjeshta e vitit 1908. Një shekull më parë, në një rrugë të lagjes Muradie të qytetit historik, u formua nga patriotët e shquar klubi patriotik “Labëria”, me drejtues Ismail Qemalin. Bashkia e këtij qyteti dhe muzeumet e Vlorës, si edhe punonjës të kulturës, morën pjesë në një sesion shkencor në pallatin “Labëria”. Mori pjesë deputeti i Vlorës Bujar Leskaj, prefekti Hasan Halili, nënkryetari i bashkisë Halim Dervishi. Drejtori i QKV Istref Dobi në fillim iu drejtua simbolit të rezistencës komuniste Petrit Velaj si Nënkryetar i shoqatës “Ismail Qemali”. Dr.Prof Bardhosh Gaçe solli fakte të reja për këtë ngjarje historike dhe me veçanti duke lënë gjurmë në kujtesën atdhetare të qytetit. Ai përmendi zbulimin e dokumenteve që hedhin dritë mbi këtë ngjarje si përkthimi prej 108 faqesh i konsullit austriak, Kujtimet e Ibrahim Abdullait e Mihal Dokos, Shoqatat e Bukureshtit, shoqatat e Manastirit si dhe lidhjet e këtij klubi patriotik me klubin e Janinës, Filatit, Elbasanit me dërgatën në Bukuresht etj. Që në vitin 1905 A.Kanina, I.Qemali dhe patriotë të tjerë kërkuan administratë dhe shkolla shqipe. Të dhënat e dy viteve të fundit nxjerrin lidhjet e këtij klubi deri në zonat e thella të Labërisë deri në Progonat si dhe shumë personalitete të tij që u bënë më vonë kryetar bashkie dhe prefektë. Një e dhënë e re është statusi i këtij klubi që bazohej në zgjedhje demokratike duke bërë që të kishte harmoni mes anëtarëve të tij.Prof B.Gaçe kërkoi të rregullohej ajo qendër që aktualisht është muze etnografik dhe i vetmi i këtij lloji në vend. Në kumtesën e saj Drita Shehu - drejtore e shkollës Muradie tha se hapja e shkollës së parë shqipe në Muradie është e lidhur më historinë e këtij klubi. Nxënësit mësonin ulur në rrogoz dhe me pllaka përpara. Në viti 1909 shkolla u mbyll dhe u hap sërish në vitin 1910. Në vitin 1912 drejtor i saj ishte arsimtari i njohur Jani Minga. Në vitin 1913 në këtë shkollë u vendos kabineti i Ministrit të parë të Arsimit shqiptar Luigj Gurakuqit. Në vitin 2006 Ministria e Kulturës e shpalli këtë godinë Monument kulture të kategorisë së parë si godina e shkollës së parë shqipe të qytetit historik. Historiani Novruz Barjami iu rrefua vizitës së Ismail Qemalit në Vlorë që ishte kryetar i këtij klubi dhe ky klub patriotësh ishte mbështetje për qeverinë dhe shpalljen e pavarësisë kombëtare ne vjeshtën e vitit 1912. Deputeti i Vlorës Bujar Leskaj bëri një vlerësim për organizatorët e këtij sesioni shkencor që përgatiten dhe mbajtën referate në nivel akademikësh. Ne tha deputeti Leskaj duhet të vlerësojmë patriotët dhe ngjarjet që koha i solli në historinë tonë kombëtare. Ky klub ishte një shtyllë e fortë në shpalljen e pavarësinë kombëtare në vjeshtën e vitit 12. Hapja e shkollës së parë shqipe në Muradie është rrjedhojë e direktivës së dhënë nga Ismail Qemali në vitin 1910. Deputeti Bujar Leskaj tha se Këshilli i bashkisë së këtij qyteti ka marrë një vendim.Vendosjen e busteve të kryetarëve të bashkisë të qytetit të Vlorës nga viti 1912-1939. Ndërkohë që kjo veprimtari shkencore mund të ishte organizuar në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Pavarësisë, DRMK Vlorë, Parqet arkeologjike Amantia-Orikum, institucione kulturore e historike te qytetit.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›