E Diel, 1 Nëntor 2026

Liberalizimi i vizave. FRESSH proteston kundër Metës: I fundit je ti, jo ShqipëriaNga TemaDisa të rinj socialistë me “biografi” të ndryshme nga ajo e Metës dhe ish-drejtuesve të Forumit Rinor Eurosocialist (FRESSH), kanë zgjedhur të protestojnë kundë

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Liberalizimi i vizave. FRESSH proteston kundër Metës: I fundit je ti, jo ShqipëriaNga TemaDisa të rinj socialistë me “biografi” të ndryshme nga ajo e Metës dhe ish-drejtuesve të Forumit Rinor Eurosocialist (FRESSH), kanë zgjedhur të protestojnë kundër qeverisë Berisha, në këtë fundviti, por specifikisht kundër paraardhësit të tyre, Ilir Meta. Të rinjtë socialistë të FRESH protestuan dje para Ministrisë së Jashtme për mosliberalizimin e vizave.
Protesta drejtohej nga një prej ish-kandidateve për deputete në Tiranë, Elisa Spiropali. Forumi Rinor Eurosocialist ka shprehur përmes këtij tubimi indinjatën e tyre për deklaratat e Metës për çështjen e vizave, duke i quajtur ato absurde. Me moton “I fundit je ti, jo Shqipëria” të rinjtë eurosocialistë kanë shprehur revoltën e tyre. Përfaqësuesja e këtij forumi, Elisa Spiropali, është shprehur për mediet se Shqipëria është e fundit në Ballkan për liberalizimin e vizave, pasi janë pikërisht ministrat e qeverisë Berisha ata që kanë kontribuar për t’u klasifikuar të fundit në proceset integruese në BE.
“Kjo kuti e madhe e mbyllur dhe e vjedhur, pranë së cilës jemi mbledhur, është Ministria jonë e Jashtme e dallavereve të brendshme. Nga kjo kuti e mbyllur dhe e heshtur para disa ditësh doli një zë. Ky zë i shpëlarë na tha se ne shqiptarët nuk mund të lëvizim lirisht në Evropë për një arsye absurde: Sepse jemi të fundit! Zoti ministër i Jashtëm, nuk jemi të fundit ne. I fundit je ti, që i konsideron të gjithë shqiptarët të fundit për të vetmen arsye sepse je i paaftë. Nuk jemi të fundit ne. I fundit është zhgani yt që nuk hap kutitë, ku fshihet e vërteta e popullit. Nuk jemi të fundit ne. E fundit është qeveria jote që vjedh edhe tunele. Nuk jemi të fundit ne. Të fundit janë ministrat e qeverisë, ku paturpësisht bën pjesë ti, ata ministra që ministra mbetën, edhe pasi shpërthyen Gërdeca dhe vodhën miliona. Nuk jemi të fundit ne. E fundit është administrata jote e kësaj ministrie, që nuk e kemi dëgjuar kurrë të japë ndonjë zgjidhje inteligjente apo të tregojë ndonjë shkathtësi diplomatike në të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nuk jemi të fundit ne. E fundit është drejtësia jote që shtrembëron edhe ligjet më të qarta. Nuk jemi të fundit ne. Më i fundit dhe më i prapambeturi ndër të gjithë ne je ti me aleancat e tua të dallavereve dhe qeverinë tënde të korruptuar. Zoti ministër i Jashtëm, ne nuk jemi të fundit. Ne meritojmë të lëvizim të lirë si një popull evropian. Të fundit jeni të gjithë ju!” - tha dje Spiropali.

LSI: Vizat hiqen vitin që vjen

Zëvendëskryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto, tha dje se liberalizimi i vizave do të bëhet brenda 6-mujorit të parë të vitit 2010.
“Viti 2009 shënoi edhe një hap të rëndësishëm përpara në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë: paraqitjen e kërkesës për statusin e vendit kandidat dhe marrjen e pyetësorit, dhe veçanërisht progresin në liberalizimin e plotë të vizave që do të konkretizohet në gjysmën e parë të 2010-ës!
Përgatitja e pyetësorit është një ndërmarrje madhore e shtetit dhe administratës shqiptare, një përgjegjësi mbarëkombëtare dhe mbipartiake. Ne emër të LSI shpreh angazhimin maksimal të saj si forcë politike parlamentare, dhe të gjithë përfaqësuesve të saj në administratën shtetërore për plotësimin me sukses e në kohë të kësaj sfide t jashtëzakonshme, që tregon, jo vetëm kapacitetet kombëtare për të vlerësuar stadin zhvillimor të sotëm, por edhe vizionin tonë për të ardhmen.
Me këtë rast përshëndes zërat racionale që vijnë nga opozita, akoma në rruge, për t’u kthyer në parlament dhe për të kontribuar në këtë proces dhe ushtruar përgjegjësitë, për të cilat i votoi elektorati më 28 qershor.
Përgjegjësitë kombëtare ndaj integrimit nuk ushtrohen nga qoshet e konferencave të shtypit që përpiqen të nxijnë çdo realitet, por me kontribute konkrete legjislative dhe me mbështetje e vullnet të qartë politik”, - tha Haxhinasto.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›