Liberalizimi i vizave, KE: Shqipëria s`ka abuzuar me lëvizjen e lirë

Qytetarët shqiptarë nuk kanë abuzuar me regjimin e vizave, pasi kanë ruajtur të njëjtat ritme të aplikimit për azil, krahasuar me periudhën përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Kështu ka deklaruar shefja e njësisë për Shqipërinë në Drejtorinë e Zgjerimit të KE, Marta Garcia Fidalgo, gjatë takimit përgatitor të delegacionit për Europen Juglindore të Parlamentit Europian në Bruksel. Komisioni Europian ka diskutuar edhe për qëndrimin që do të mbajë gjatë raport- progresit për Shqipërinë që do të publikohet në 12 tetor.
Pjese e veçantë e këtij raporti do të jetë situata paszgjedhore në Shqipëri. Sipas Fidalgo :"Është e rëndësishme që tani procesi i ankesave të bëhet në qetësi, në respekt të rregullave institucionale".
Mendoj është shprehur ajo, se çështja e saktësisë ligjore për këtë hap të ndërmarrë, nevojitet qartazi që të zgjidhet në mënyrë transparente, të ndershme dhe ligjore, duke respektuar rendin ligjor shqiptar. Komisioni Europian rreshtoi vlerësimet në të 12 kushtet që duhen përmbushur nga Shqipëria, duke vlerësuar mënjanë procesin zgjedhor. Europarlamentarët pritet të takohen me kolegët e tyre shqiptarë më 14 dhe 15 qershor në Bruksel.
Po dje, Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE-së diskutoi propozimin e fundit të Komisionit Europian, për amendimin e rregullores për vizat, me qëllim ndëshkimin e vendeve që abuzojnë.
Komisionerja, Cecilia Malmstrom u shpreh se ishte diskutuar vetëm pezullimi si proces, e jo për rikthimin e regjimit të vizave tek vendet specifike, që u përmenden me shqetësim nga disa vende anëtare gjatë takimit, por askush nuk kërkoi pezullimin e regjimit të lirë me to, siç tha ajo.
Sipas komisioneres Malmstrom, ka ende shumë azil-kërkues që vijnë, në veçanti nga Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe nga Serbia në BE dhe vetëm pak prej kërkesave të tyre janë pranuar. Komisioni do të raportojë për herë të parë në muajin korrik për mënyrën se si vendet e Ballkanit kanë respektuar detyrimet e regjimit të lirë të vizave.