Olldashi inspekton punimet në rrugën Shkodër- Hani i Hotit
Ministri i Transporteve Sokol Olldashi i shoqëruar nga drejtues të pushtetit vendor por edhe firmës kontraktuese, ka inspektuar nga afër punimet në rrugën Shkodër- Hani i Hotit.
Gjatë këtij inspektimi, Olldashi ka inspektuar punimet që nga Shkodra deri në komunën e Kastratit që përfundon ky segment i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, Olldashi ka deklaruar se ka përfunduar pjesa më e rëndësishme e infrastrukturës nëntokësore dhe tashmë punimet janë në rrugë të mbarë ndërsa brenda 3 muajsh, pritet të përfundojë asfaltimi në disa pjesë të qenësishme të këtij segmenti.
Rruga Shkodër- Hani Hotit është një bashkëfinancim mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane që kap shfrën 31 milion euro. Në këtë projekt është përfshirë ndertimi i disa veprave të artit ku mund të përmendim ndërtimin e 6 urave. Ky segment pritet të jetë tepër i rëndësishëm për zhvillimin e veriut të Shqipërisë.