E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thiago, Bojan dhe 30 milionë për Cesc?

Barcelona ka dalë me një ofertë të re për mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas.

Blaugranët së fundi zbuluan se kanë një buxhet prej vetëm 45 milionë euro për transferimet e verës, por duke mos përfshirë këtu të ardhurat nga shitjet e lojtarëve.

Marca shkruan se Barca tani ka ofruar 30 milionë euro si edhe sulmuesin Bojan Krkic dhe mesfushorin Thiago Alcantara për Cesc.

Edhe Bojan edhe Thiago janë të preferuar të menaxherit të Topçinjve, Arsene Wenger, i cili megjithatë vazhdimisht insiston se nuk do ta shesë Fabregas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›