Liberalizimi i vizave, Komisioni vlerësim objektiv
16/04/2010 Kryeministri Berisha takim me Presidentin e BE, Van Rompuy
“Jam i bindur që Komisioni pa dyshim do të bëjë një vlerësim të plotë dhe objektiv dhe do të veprojë në përputhje me të.” Ky ka qenë mesazhi i përcjellë dje për shqiptarët nga Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, lidhur me procesin e liberalizimit të vizave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Një qëndrim të tillë, Presidenti i BE-së, Van Rompuy, e bëri me dije pas takimit që zhvilloi dje me Kryeministrin Sali Berisha. Gjatë prononcimit për mediat, Kryeministri Berisha dhe Presidenti Van Rompuy shprehën kënaqësinë e këtij takimi si një moment historik për Shqipërinë, me dorëzimin e librit të përgjigjeve të pyetësorit të Komisionit Evropian, pas aplikimit për t’u bashkuar me BE-në. Ndërkohë, kreu i ekzekutivit shqiptar, në fjalën e tij bëri me dije se “gjatë takimit informova Presidentin për të gjitha reformat, përpjekjet e Shqipërisë për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin, reformat ekonomike, duke përfshirë situatën politike në vendin tim. E sigurova Presidentin se Qeveria ime dhe unë vetë do të bëjmë më të mirën, do të ndërmarrim çdo reformë, do të miratojmë çdo ligj, në mënyrë që Shqipëria të ecë drejt integrimit në BE”. Në po të njëjtën linjë, Kryeministri Berisha garantoi se “do të bëjmë çdo përpjekje për të punuar së bashku me opozitën shqiptare. Jemi të gatshëm të bëjmë të gjitha lëshimet në kuadrin e reformës zgjedhore”. Po kështu, dhe Presidenti Van Rompuy, duke iu referuar axhendës së këtij takimi, sqaroi se “diskutuam çështjen e qëndrueshmërisë dhe bashkëpunimit rajonal. Do të doja të pranoj kontributin konstruktiv të Shqipërisë në stabilitetin e rajonit dhe në sfidat e sigurisë së rajonit. Më lejoni t’i uroj vendit tuaj suksese të vazhdueshme, ndërsa ai ecën përgjatë rrugës së tij drejt Bashkimit Evropian”. Por gjatë prononcimit të tij, Presidenti anunçoi dhe një lajm, që kishte të bënte me axhendën e tij të punës për muajt e ardhshëm. “I thashë Kryeministrit se për herë të parë në jetën time, tashmë 62 vjeç, do të bëj një tur të kryeqyteteve të Ballkanit Perëndimor dhe do të vizitoj vendin tuaj të dashur, dhe ju do të jeni aq i sjellshëm që të më prisni”, deklaroi ai.
Presidenti Van Rompuy
“Kryeministri më informoi për dorëzimin pranë Komisionit të përgjigjeve të Shqipërisë të pyetësorit. Ky është një dokument historik për vendin tuaj. Ne diskutuam zhvillimet e brendshme politike të Shqipërisë dhe i konfirmova Kryeministrit se Bashkimi Evropian po i ndjek këto zhvillime me interes dhe vëmendje të madhe. Zgjedhjet ishin një test vendimtar i demokracisë në progresin e Shqipërisë drejt gatishmërisë për anëtarësim në BE.”
Kryeministri Berisha
“Ishte një takim shumë i rëndësishëm me Presidentin e BE-së, Shkëlqesinë e tij, Van Rompuy, një mik i vjetër i Shqipërisë, shqiptarëve dhe rajonit. Pata kënaqësinë e madhe të diskutoj dhe t’i prezantoj Presidentit Van Rrompuy gjithë përpjekjet e Shqipërisë për t’u afruar më shumë me BE-në. Erdha këtu në një moment shumë të rëndësishëm, për të sjellë librin e përgjigjeve të pyetësorit të Shqipërisë nga Komisioni Evropian.”