Dëshmitari Selmani kallëzohet në Prokurori
16/04/2010 Avokatët e Bandës së Lushnjës denoncojnë Gramoz Selmanin
Mbyllet seria e marrjes në pyetje të dëshmitarëve të akuzës
TIRANË- Avokatët që mbrojnë interesat e të pandehurve të akuzuar për krime të kryera në emër të Bandës së Lushnjës, i drejtohet Prokurorisë me kallëzim penal. Objekt i këtij kallëzimi është dëshmitari i shumëpërfolur Gramoz Selmani, i ardhur nga Greqia me kërkesë të akuzës. Në momentin kur ka përfunduar pyetja e të gjithë personave që kanë qenë pasur dijeni për ngjarjet, avokati Vladimir Meçi ka reaguar. Të gjithë dëshmitarët sipas mbrojtjes janë të dyshimtë për mënyrën se si janë marr në pyetje dhe për statusin e tyre. Përveç Gramoz Selmanit për të cilin është kërkuar ndjekja penale për dy akuza ajo e “kalimit të paligjshëm të kufirit” dhe “falsifikim të dokumenteve”, u kërkua edhe ballafaqimi i dy dëshmitarëve të tjerë. Dyshime janë krijuar tek mbrojtja edhe për Mimoza Demirin, e cila një seancë më parë foli kundër Aldo Bares. Sipas mbrojtjes, e mbrojtura nga drejtësia duhet të ballafaqohet me dëshmitarin Benet Gjyla, pasi mes tyre ka mospërputhje. Të dy janë pyetur për të njëjtën ngjarje atë të vrasjes së biznesmenit Bexhet Demiri në vitin 1997 në Lushnjë. “Fjalët e tyre nuk janë të njëjta për të njëjtën situatë. Ne themi që ata gënjejnë dhe për këtë duhet t’i ballafaqojmë”, thanë avokatët. Ndërkohë Denion Bogdani një prej avokatëve në këtë proces, i ka kërkuar futjen në fashikullin e gjykimit të një memoje, për dëshmitarin Gramoz Selmani, për mënyrën e tij të pyetjes, ardhjes së tij në gjykatë. Prokurori Gentian Trenova u shpreh se nuk e dinte sesa e vlefshme është kjo provë për mbrojtjen. Një tjetër pretendim i mbrojtjes ishte edhe pasaporta me të cilën ka lëvizur Gramoz Selmani. Vladimir Meçi tha se në rast se provohet që pasaporta e tij është e ligjshme, atëherë do të depozitonin kallëzim penal edhe për punonjësit e Policisë së Rendit për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. “Kemi kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme sqarime për statusin e Gramoz Selmanit dhe ende nuk kemi marr përgjigje”, thanë avokatët në fund të procesit. Tashmë radhën e paraqitjes së provave e ka pala mbrojtëse.