E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liberalizimi i vizave, PS: Paaftësi e qeverisë

Partia Socialiste gjykon se, procesi i liberalizimit të vizave nuk ndodhi për shkak të paaftësisë së qeverisë. Duke iu referuar deklaratës së Presidencës suedeze të BE-së, deputeti i kësaj force politike Taulant Balla tha sot se, "Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian u shpreh dje se arsyeja pse Shqipëria mbeti jashtë liberalizimit të vizave është moskryerja e reformave të kërkuara dhe dështimi i realizimit të zgjedhjeve sipas standardeve demokratike".
Sipas tij," ky është një lajm i keq për të gjithë qytetarët e thjeshtë shqiptarë, të cilët do të vazhdojnë të paguajnë haraçin e vizave për shkak të një qeverisje të paaftë".
Përfaqësuesi i Selisë Rozë, Taulant Balla tha se, "PS në respekt të votës dhe vullnetit të shumicës së shqiptarëve do të përdorë mekanizmat parlamentarë për monitorimin e përmbushjes së kritereve".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›