Vriten 4 policë gjatë arrestimit të Dritan Dajtit, vdesin dhe 2 miqtë e tij

Një operacion i policisë për arrestimin e shumë të kërkuarit Dritan Dajti ka sjellë një blianc tragjik. Gjashtë të vrarë dhe një të plagosur. Nga viktimat katër janë punonjës policie dhe dy të vrarë janë miqë të Dritan Dajti ku një nga këta është Ledion Mara dhe tjetri, nipi i Dajtit. Ndërsa Dritan Dajti ka mbetur i plagosur. Ndërkohë ,nga të dhënat e para mësohet se është plagosur edhe një fëmijë i cili ka qenë duke pushuar, por pa probleme për jetën. Dritan Dajti ka mbetur i plagosur, është arrestuar dhe është dërguar në spitalin e qytetit të Durrësit.
Njëri nga forcat blu që ka mbetur i vdekur është Fatos Xhani.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit si dhe drejtori i përgjithshëm Ahmet Prençi.
Por kush është i shumkërkuari i drejtësisë shqiptare. Arrestimi i fundit i Dajtit është regjistruar më 21 prill 2001, Dajti u kap me librezën e studentit në xhep, pasi atë ditë sapo kishte dhënë një provim në fakultetin e Drejtësisë, dega Juridik. Dritan Dajti arratiset mesditën e 17 nëntorit 2003, nga Gjykata e Tiranës duke shënuar kështu një nga arratisjet më sepktakolare në drejtësinë e shqiptar.
Dajtit akuzohet për vrasjen e biznesmenit të ndërtimit, Agim Beqa. presidenti i kompanisë së ndërtimit "Besa Construksion".
Ndërkohë për Dritan Dajti do të kujtohet për arratisjen nag Gjykata e kryeqytetit vetëm në 10 minuta. Sipas dëshmitarëve pasi ka zbritur nga makina e togës së shoqërimit, ai ka kërkuar të shkojë në tualetin e katit të parë. Pasi ka dalë nga tualeti, Dajti nuk është kontrolluar nga policët, të cilët e shoqëruan më pas në dhomën e izolimit të gjykatës. Pak minuta para se të fillonte seanca gjyqësore, Dajti ka zbërthyer prangat nga duart, ka nxjerrë një pistoletë "Makarov" nga brezi dhe ka kërcënuar policin që e shoqëronte. Me pistoletë në dorë ai ka kërcënur tmerruar njerëzit që ndodheshin në Gjykatë, ndër të cilët edhe prokurorin e çështjes. Policët që ndodheshin në Gjykatën e Tiranës janë munduar të neutralizojnë Dajtin, por ky i fundit ka mundur të largohet, pa rënë në duart e policisë. Tek porta e Gjykatës atë e ka pritur një motor, i cili ka mundësuar edhe arratisjen e 32- vjeçarit të akuzuar për vrasje.