"Liberalizimi i vizave" botohet ne fletoren zyrtare te BE

Bashkimi Europian ka publikuar dje pasdite ne Fletoren Zyrtare vendimin per liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen. Vendimi hyn ne fuqi nje dite pas publikimit dhe keshtu nga mengjesi i sotem shqiptaret do te kene mundesine te udhetojne pa viza drejt Bashkimit Europian.
Kjo e drejte i jepet te gjithe qytetareve shqiptare qe kane ne zoterim nje pasaporte biometrike. "Shqiperia dhe Bosnje Hercegovina duhet te transferohen ne aneksin e dyte te Rregullores nr. 539/2001. Liberalizimi i vizave duhet te aplikohet vetem tek ata persona qe jane mbajtes te nje pasaporte biometrike te leshuar nga secili prej ketyre dy vendeve",- thuhet ne vendimin e publikuar dje ne fletoren zyrtare.