E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafaj: Si do te funksionoje komisioni hetimor

Fatmir Xhafaj shpjegon negociatat me mazhorancen dhe vonesat artificiale ne ngritjen e komisionit: "Nese ka elemente qe duhen ndryshuar, ndryshohen gjate debatit dhe shqyrtimit ne Komisionin e Ligjeve ose ne seance"


TIRANË - Partia Socialiste do te ridepozitoje projektvendimin per ngritjen e komisionit hetimor per transparencen e zgjedhjeve te pergjithshme. Kjo ka qene deklarata e Sekretarit per Çeshtje Ligjore ne PS, Fatmir Xhafaj, pas terheqjes se Komisionit te Ligjeve nga shqyrtimi i projektvendimit te opozites. Sipas Xhafes, Komisioni duhet te kishte shqyrtuar kerkesen dhe ne rast se gjente parregullsi duhet te bente rregullimet e nevojshme.


Per deputetin e PS-se, procedura qe u ndoq duke hequr nga rendi i dites projektvendimin, tregon se qellimi nuk eshte shqyrtimi i tij, por perpjekja per ta vonuar ate sa me shume dhe per te mos bere transparencen e zgjedhjeve. Sekretari Per Çeshtjet Ligjore theksoi se mazhoranca nuk deshiron dhe nuk do qe te ngrihet komisioni hetimor. Lidhur me nenin 178 te Kodit Zgjedhor, Xhafa sqaron se ky nen shpreh marredhenien e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve me dokumentacionin ne periudhen postzgjedhore.


Zoti Xhafaj, komisioni i Ligjeve shtyu ngritjen e komisionit hetimor A duhet te ishte ngritur sa me pare?


Padyshim ky komision eshte i vonuar, me se paku nje vit i vonuar dhe çdo dite qe kalon nuk ben gje tjeter vetem sa tregon friken e kesaj qeverie, friken e kryeministrit, friken e kryetares se Kuvendit nga transparenca e zgjedhjeve dhe nevoja qe ata kane per te mos ta bere kete transparence ne funksion te manipulimit te zgjedhjeve te ardhshme, qofte te zgjedhjeve te pergjithshme, qofte atyre vendore.


Per sa i perket gjithe kesaj stisje procedurale vazhdon te kete "meriten" e shkeljes se procedurave zonja Topalli per shkak edhe sepse nuk ka qene fare e nevojshme per ta kaluar ne komision e ligjeve. Siç tregoi vete kjo praktike e ndjekur, keta duan te ndertojne diçka ne interes te tyre, por nuk dine edhe si ta ndertojne ose e ndertojne ne menyre aq te dhunshme sa edhe thelbi i qellimit te keq ju del shume shpejt ne pah.


Nese do te kishte nevoje per komisionin e ligjeve nje gje te tille do te duhej ta parashikonte ligji per komisionet hetimore dhe, se dyti, qe eshte gjithashtu e rendesishme nuk ka qene asnjehere ne precedentet e meparshem kalimi i projektvendimeve te kuvendit per ngritje komisionesh hetimore ne komisionin e ligjeve. Ka edhe nje fakt tjeter qe eshte evident.


Nese do te kishte nevoje per komisionin e ligjeve, siç arsyetoi konferenca e kryetareve ose shumica e saj e imponuar nga zonja Topalli, atehere do te ishte shume mire qe sot projektvendimi te kalonte ne komisionin e ligjeve dhe nese do te kishte pasur nevoje qe te rregullohej, do te rregullohej si çdo akt tjeter ligjor ne komisionin e ligjeve.


Edhe qeveria kur sjell nje projekt apo nje grup deputetesh qe sjellin nje iniciative ligjore nuk ju kthehet mbrapsht per plotesim, por konsultohet ligji, diskutohet, shqyrtohen verejtjet dhe ne qofte se aktet nuk gjenden ne pajtim me kushtetuten rrezohen ne seance.


Nese ka elemente qe duhen ndryshuar, ndryshohen gjate debatit dhe shqyrtimit te tij ne Komisionin e Ligjeve ose ne seance. Kjo procedure qe u ndoq, heqja nga rendi i dites se projektvendimit tregon se qellimi nuk eshte shqyrtimi i tij, por perpjekja per ta vonuar ate sa me shume per te dhene ate pergjigje qe tashme dihet. Ata nuk deshirojne dhe nuk duan qe ta ngrene kete komision hetimor.


A do ta ndryshoni ju nenin 3 te projektvendimit, nderkohe qe ligjin per komisionet hetimore thote qe mazhorancen duhet ta kete PD-ja?


Nuk ka ligj qe parashikon mazhorance te PD-se dhe minorance te PS-se dhe anasjelltas. Natyrisht ka nje ligj per komisionet hetimor, i cili percakton qe kryetari i takon propozuesit, atij qe merr iniciativen per te ngritur komisionin hetimor, kurse shumica i takon mazhorances dhe ngrihet nje komision me perberje te afert me perberjen e parlamentit. Ne kemi propozuar ndryshimin e ketij ligji dhe kjo mazhorance e rrezoi.


Ështe Parlamenti Europian qe ka percaktuar qarte ngritjen e menjehershem te Komisionit Hetimor Parlamentar, kryetarin opozita dhe shumicen opozita.


Une nuk mendoj se Parlamenti Europian nuk ka qene i kujdesshem kur e ka bere kete formulim dhe nuk e ka ditur se ekziston nje ligj, por Parlamenti Europian ka dashur t'ju thote paleve politike ne Shqiperi qe krijoni nje rregull, krijoni nje norme sjelljeje, e cila do te jete e adoptueshme ne çdo rast qe do te jete e nevojshme, pra sa here qe ka hetim parlamentar per zgjedhjet, sa here qe ka kerkese per nje hetim parlamentar te tille nga minoranca eshte e domosdoshme qe ajo te kete edhe shumicen.


Kjo per shkak se eshte minoranca ajo qe kontrollon per te pare problematiken qe ka nje proces zgjedhor, proces i cili ka prodhuar nje mazhorance te caktuar. Ne kete kontekst ishte dashur dhe duhet te krijohej levizja e duhur ne kete sens çka siç eshte e njohur nuk ndodhi.


Gjithsesi dihet tashme qe palet kane rene dakord per nje zgjidhje te ketij aspekti. Ne bisedimet e para disa muajve ndermjet dy kryetareve te grupeve parlamentare eshte rene dakord per dy opsione: E para qe shumica e shprehur te jete e mazhorances, por dy anetare te saj te terhiqen sa here qe ka nje vendin gje qe eshte e çuditshme se keta s'terhiqen kur jane minorance edhe si mazhorance, jo me kur jane ne mazhorance reale. Kjo nuk jep garanci dhe per ne eshte e papranueshme.


Nuk jep garanci duke njohur moralin me te cilen keta kane funksionuar deri me sot, sepse ne qofte se do te kishin nje moral tjeter ne te gjithe kete histori, qe ne fillim do te ishte pranuar kerkesa, procesi do te kishte ecur normalisht do te thoshim ka vullnet dhe derisa ka vullnet mund te pranohej edhe ky lloj rregullimi.


Derisa mungon vullneti per te ngritur komisionin imagjinoni se si mund te ekzistoje ky vullnet per tu zbatuar kjo ne rastin e nje vendimmarrje nga disa ushtare teresisht te bindur, sepse nuk po flasim per persona me integritet, por po flasim per kartone dhe keta nuk e kane fare problem qe t'i ulin dhe t'i ngrene kartonet sipas atij personit atje ne godinen perballe, sipas urdhrit te Kryeministrit.


Ka edhe nje version te dyte, i cili thote qe perfaqesuesi i opozites te kete tre vota. Nuk eshte ne forme nje gjetje fort e mire, por gjithsesi ky eshte nje opsion me i pranueshem. Ne jemi te gatshem te pranojme kete opsion te dyte.

Do ta formuloni nenin 3 te projektvendimit?


Nuk ka nevoje, sepse eshte i formuluar. Kane rene dakord te dy palet paraprakisht gjate negociatave. Ketu ka juriste shume te mire qe mund ta riformulonin kete nen, mund ta riformulonin ekspertet e komisionit mund ta riformulonim edhe ne sot ne komision dhe kjo çeshtje do te kishte mbaruar.


Prandaj po them qe eshte nje gje e stisur e tera. Gjithsesi meqe e do me leter, e do ne menyre zyrtare, patjeter qe do t'ia çojme zonjes Topalli edhe ne menyre zyrtare.


Zoti Xhafaj, kerkesa a do te perfshije edhe nenin 178 Kodi Zgjedhor do t'i referoheni ne kerkese edhe ketij neni?


Ajo qe dua te them une eshte qe 119 nuk ka lidhje me 178. Me vendosjen e nenit 119 ne kemi dashur te percaktojme ekzakt se çfare kuptohet me flete votimi. Kemi dashur te percaktojme qartazi se çfare kuptohet me kuti te fleteve te votimit.


Prandaj, edhe kemi bere referencen ne kod. Kete duam qe ta kuptojne te gjithe edhe ata qe lexojne edhe ata qe nuk lexojne edhe ata qe nuk duan te kuptojne edhe ata qe kane vullnetin dhe deshiren per ta kuptuar kete histori.


Preokupimi yne per hir te se vertete ka qene qe neser ne ndonje debat te mundshem brenda komisionit te hiqej çdo lloj ekuivoku qe te mos jepte asnje mundesi qe te thoshim nuk e kemi pasur fjalen per kete, por e kemi pasur per kete.


Pra, jemi teresisht te ndershem me kerkesen tone dhe ne respekt te ligjit percaktuam definicionin e kutive te fleteve te votimit qe askush nuk mund ta kundershtoje me. Per sa i perket nenit 178 edhe njehere boll u abuzua me kete gje dhe me vjen keq me ju se per shkak se keni pasur te gjithe kohen e nevojshme, keni pasur mundesi te pyesni per t'u sqaruar per nje gje qe eshte e rendesishme.


Neni 178 eshte marredhenia e komisionit qendror te zgjedhjeve me dokumentacionin ne periudhen postzgjedhore. Ne nuk po kerkojme te ngreme nje komision per magazinim, ne po kerkojme te ngreme nje komision per hetim.


Ajo qe ngaterron zonja Topalli dhe te gjithe koleget e saj eshte qe ngaterrojne komisionin e magazinimit dhe çmagazinimit me komisionin e hetimit. Nuk ka asnje lidhje me referencen ne Kushtetute dhe ne ligj.


Komisioni i magazinimit te zonjes Topalli nuk eshte as ne Kushtetute dhe as ne ligj, por eshte vetem ne mendjen e kryeministrit dhe zonjes Topalli. Komisioni i hetimit eshte i percaktuar ne Kushtetute dhe ne ligj. Ne po flasim per komisionin e hetimit parlamentar dhe jo per komisionin e magazinimit te zotit Ristani.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›