Pronat, shteti kunder shtetit.

Konfliktohet permbarimi me drejtorine e vilave. Drejtoresha Isufi nuk pranon permbaruesin, teksa kerkon te bisedoje ne rang drejtoresh.
Isufi permbaruesit: "Po ja po ta them une, nuk jemi ti dhe une te ndermarrim gjera kaq madhore"
VLORË - Çeshtja e pronave tek vilat qeveritare ka nxjerre serish koke kete fundviti, nderkohe qe kete radhe ka vene perballe shtetin kunder shtetit. Punonjes te permbarimit kane mberritur dje ne kete zone per zbatimin e vendimit te formes se prere te gjykates, ndersa jane penguar nga ana e Gardes se Republikes.
Nga ana e permbarimit eshte kerkuar zbatimi i vendimit te gjykates, kthimin e zoterimit te prones qe eshte e bllokuar brenda murit te rezidences qeveritare, nderkohe qe efektivet e gardes nuk kane lejuar permbaruesit per te kryer procedurat e mesiperme. Ne zone kane ardhur edhe forca policie, ndersa kane qene te pranishem edhe banoret e interesuar per pronat e tyre. Replika jane shkembyer nga ana e drejtoreshes se Rezidencave Qeveritare te Vlores, Bahrije Isufi, me permbaruesin Dilaver Çeloaliaj.
Nga ana e ketij te fundit eshte pretenduar te zbatohej vendimi i gjykates, i cili u jepte te drejten e prones pronareve, nderkohe qe Isufi ka kerkuar pranine e eprorit te tij. Isufi tha se nuk do te lejonte nderhyrjen, duke mos pranuar as firmosjen e procesverbalit te mbajtur nga ana e permbaruesit me kete rast.
Procesverbali eshte firmosur me pas nga ana e nje prej oficereve te sherbimit, i cili iu referua detyres se tij ne moslejimin e veprimeve brenda rezidences qeveritare.
Pas mbajtjes se procesverbalit, punonjesit e permbarimit jane larguar, nderkohe qe nuk kane munguar reagimet nga banoret. Sipas tyre, ata jane pronare ne kete zone prej vitit 1927. Çeshtja, siç shpjeguan ata, ka kaluar ne te gjitha shkallet e gjyqesorit, duke i favorizuar. Se fundmi eshte shprehur Gjykata e Larte, vendim i cili nuk po zbatohet.
Altin Paço, nje prej pronareve, pohon se per çeshtjen ne fjale ka interesa te caktuara, te cilat nuk po lejojne zbatimin e vendimeve te gjykates. Ne kete zone, ku eshte bere bllokimi i punimeve te nje pallati, ka pasur deri edhe perleshje me policine. Çeshtja vijon te jete problematike vitet e fundit, ku pronaret kane ezauruar shkallet e gjyqesorit, duke fituar te drejten e pronesise.
Por nga ana e rezidences qeveritare nuk lejohen veprime brenda murit rrethues. E pyetur per ecurine e metejshme, Paço thote se kur edhe gjyqesori eshte shprehur teresisht pro me nje vendim te formes se prere, ata do te veprojne edhe me force.
Replikat ndermjet drejtores, Bahrije Isufi dhe permbaruesit, Dilaver Çeloaliaj.
B.Isufi - Ku e ke eprorin tend ti, pse vjen ti? Ti je shef ketu?
D.Çeloaliaj - Kam ardhur si permbarues, kam çeshtjen.
B.Isufi - Keni nje epror ketu? Ke kryepermbaruesin ne Tirane. Ku e ke? Te vije ketu!
D.Çeloaliaj - Une varem nga ligji, kam nje vendim gjykate.
B.Isufi - Te vije ketu eprori. Do ta shikojme do ta zbatosh apo jo. Do ta shikojme. Dakord? Prit shkresat e ministrit te vijne dhe materialet e prokurorise per kete. I kemi bere te tera veprimet neve
D.Çeloaliaj - Nga 2006-a deri ne 2010 eshte kjo. Atehere, te lutem!
B.Isufi - I kemi bere te gjitha veprimet ne, secili te beje punen e vet, asnje s'ka te drejte te bllokoje. Gjithsecili te beje pjesen e tij, pjesen e ligjit.
D.Çeloaliaj - Perderisa keni oren dhe ekzekutimin e vendimit, pse nuk vini?
B.Isufi - Jemi te gjithe, ja garda, ja dhe une, çfare doni me teper?
D.Çeloaliaj - Ju tashti erdhet.
B.Isufi - Une kam qene ne instanca te tjera, nuk punoj per llogarine tuaj. Zoti Dilo, une nuk punoj per llogarine tuaj. Une kam nje epror. Kam dhe une nje drejtues dhe jam thirrur per kete pune
D.Çeloaliaj - Po te gjithe varemi nga nje vendim gjykate, nga nje gjykate.
B.Isufi - Po ti ke ardhur me deshira private ketu. Me deshira private.
D.Çeloaliaj - Faleminderit, ti mund te thuash çfare te duash.
B.Isufi - Po ja po ta them une, nuk jemi ti dhe une te ndermarrim gjera kaq madhore.
D.Çeloaliaj - Kam nje vendim gjykate.
B.Isufi - Merr materialin e prokurorise lexoje, 26 faqe material
D.Çeloaliaj - Ai i vihet ne dispozicion gjykates. Ështe gjykata qe shprehet
B.Isufi - Megjithate rri dhe priti urdhrat e eproreve te tu. Priti urdhrat
D.Çeloaliaj - Urdhrat i pres me shkresa jo me goje.
B.Isufi - Ja do t'i presesh dhe me shkresa. Do presesh dhe me shkresa. Dakord?
D.Çeloaliaj - Do te qendrosh per te firmosur procesverbalin?
B.Isufi - Jo absolutisht nuk firmos procesverbale kur do Dilaver Çeloaliaj. Une firmos procesverbale kur kam ligjin perpara
D.Çeloaliaj - Edhe une ligjin kam perpara, nje vendim gjykate te formes se prere
B.Isufi - Po. Merr gjendjen juridike te prones dhe shikoje se çfare ka ndodhur
D.Çeloaliaj - Une kam nje ekspert, te cilin ju nuk e keni kundershtuar