E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Liberalizimi i vizave, kerkese KE"

Shqiperia, do te kerkoje qe te perfshihet ne grupin e vendeve qe do te perfitojne nga liberalizimi i vizave. Zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Poni u shpreh dje se "pasi siguroi mbeshtetjen e nje prej anetareve te Bashkimit Evropian, sic eshte Italia, Shqiperia do te kerkoje te jete pjese e vendeve qe do perfitojne liberalizim te vizave, ne hapesiren shengen". Numri dy i Ministrise se Brendshme, tha se nje kerkese e tille do te vije pas realizimit te detyrave nga vendi yne. Sipas numrit dy te Ministrise se Brendshme, Poni, nje kerkese e tille do te vije, pasi vendi yne po ecen mire me nje nga kerkesat e BE-se per liberalizimin e vizave, sic jane pajisja e shtetasve me pasaporta biometrike. "Deri ne fund te gushtit kane aplikuar per pasaporta biometrike mbi 170 mije shtetas, ku mbi 150 mije prej te cileve jane prodhuar. Kjo na lejoi te kerkonim qe Shqiperia, pavaresisht mbledhjes se Komisionit Evropian te qershorit, pse jo te trajtohet ne bllok dhe te kete nje zgjidhje te perbashket, per gjithe rajonin. Mbeshtetjen dhe suportin qe ne konference ministri i Brendshem italian, Maroni dha per Shqiperine dhe per vleresimet maksimale per ecurine e deritanishme per procesin si dhe interesin e vecante te Italise qe Shqiperia ta perfitoje kete se bashku me shtetet e tjera", tha Poni. Shifra sipas tij eshte e kenaqshme, duke marre parasysh se per vitin e ardhshem duhet te jene 250 mije shtetasit e pajisur me pasaporta biometrike. Nje shifer kjo e percaktuar nga Bashkimi Evropian. Zevendesministri Poni, theksoi se ne konferencen e ministrave te brendshem te Ballkanit jugor, Shqiperia u vleresua per ecurine e pajisjes se shtetasve me pasaporta biometrike, duke saktesuar se "deri me sot jane shperndare 150 mije pasaporta". Nderkohe qe sipas Ponit, jane bere 20 mije aplikime te tjera. Poni u shpreh se ne konference u dha edhe mbeshtetje per luften kunder krimit te organizuar edhe terrorizmit. Dy dite me pare ishte Ministri i Brendshem Italian, Roberto Maroni, ai i cili tha se Italia eshte e gatshme te mbeshtese dhe monitoroje Shqiperine deri ne realizimin e objektivave per liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Sipas Ministrit Italian, procesi i liberalizimit te vizave, i filluar para gjashte vitesh, eshte nje nga mjetet e luftes kunder hyrjes se emigranteve te paligjshem. Takimi i ministrave te Brendshem te vendeve te rajonit, me nje rezolute te posacme, pranoi dy dite me pare edhe Kosoven ne takimet vjetore qe zhvillohen ne te.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›