E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meidani: Rama jo kandidat, bojkoti, nje gabim

Ish-Presidenti i Republikes se Shqiperise, Rexhep Mejdani, njeheresh themelues i Partise Socialiste, u shpreh dje pas takimit te "Levizjes se Mendimit Ndryshe", se, selia roze ka nevoje per nje revolucion te brendshem, per zhvillimin e kolegjialitetit, brenda saj. Kjo levizje sipas tij, eshte e nevojshme per te lejuar zhvillimin e solidaritetit ne diversitet, jo per te krijuar nje fryme unitare, madje edhe servile rreth unit te kryetarit. Duke folur per garen brenda Partise Socialiste, Mejdani e cileson si te gabueshme rikandidimin e Rames. "Natyrisht qe ne perputhje me statutin e partise, kandidimi i zotit Rama eshte nje gabim qe e demton autoritetin e kandidatit per kryetar, por dhe potencialisht funksionimin e nje kryetari te tille", deklaroi zyrtari socialist. Duke folur per bojkotin, ai theksoi se natyrisht qe vendi yne ka pervoje nga teknologjite e bojkotit. Sipas Mejdanit, bojkoti demton jeten brenda partise, ne menyre te vecante jeten parlamentare, reagimin parlamentar te nje partie politike. "Une besoj dhe shpresoj qe shume shpejt Partia Socialiste te kuptoje qe nuk mund t'i rezistoje bojkotit parlamentar, se do te demtoje jeten e saj, do te demtoje strukturat e saj, te ardhmen e saj dhe ne menyre te vecante, te ardhmen e vendit", u shpreh Rexhep Mejdani. Me pas, ai tha se nuk eshte penduar per dorezimin e librit te rekomandimeve zotit Rama, por thekson se nuk eshte bere e ditur se ku shkuan ato rekomandime dhe ku shkoi programi.

Bojkoti

PS ka marr vendimin per te bojkotuar kuvendin, pa dhene asnje afat ne lidhje me kthimin e saj ne parlament. Deputetet socialist nuk moren pjese as ne seancen parlamentare ku u be betimi i te zgjedhurve nga populli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›